Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Të paktën 36 të vrarë gjatë një sulmi izraelit në Han Junis

Një sulm ajror izraelit ka vrarë të paktën 36 persona në Han Junis, thanë zyrtarët shëndetësorë në Gazë më 25 tetor.

Sulmi, që ndodhi mëngjesin e së premtes, vjen teksa ushtria izraelite po vazhdon ofensivën në Liban dhe Gazë, pavarësisht presionit ndërkombëtar për armëpushim.

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se në mesin e viktimave kishte edhe fëmijë. Sipas tyre, sulmi ndodhi në kohën kur njerëzit ishin duke pritur në radhë pranë furrës së vetme të bukës që vazhdon të jetë e hapur në këtë qytet në jug të Gazës.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar për këtë sulm në mënyrë specifike. Por, në njoftimin e rregullt për luftimet, tha se “një numër i terroristëve janë eliminuar përmes sulmeve ajrore dhe tokësore” në jug të Gazës.

Përderisa forcat izraelite vazhdojnë të operojnë në mbarë Rripin e Gazës, javëve të fundit Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore dhe tokësore në veri të enklavës, pasi në këtë pjesë, sipas ushtrisë izraelite, kanë nisur të rigrupohen luftëtarët e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar në Izrael. Që atëherë, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.

Ndërkaq, në fillim të tetorit të këtij viti tensionet mes Hezbollahut dhe Izraelit u përshkallëzuan dhe Izraeli njoftoi për nisjen e një operacioni tokësor në jug të Libanit kundër Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka futur në listën e tij të zezë krahun ushtarak, por jo dhe partinë politike të grupit. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Maqedonia e Veriut

Nga BDI-ja deri tani nuk janë prononcuar dhe nuk kanë dhënë asnjë qëndrim politik rreth aktiviteteve të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme...

Bota

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ka lëshuar kërcënime përkundrejt Izraelit, në deklaratat e tij në TV MEMRI, pak pas bastisjeve në objektet...

Maqedonia e Veriut

Në një reagim ndaj akuzave të LSDM-së, ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se MPB-ja disponon video materiale ku shihet qartë shkelje e ligjit...

Kosova

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti do të vizitojë sot Prishtinën Gjatë vizitës në Kosovë, atij do t’i dhurohet celësi i...

Maqedonia e Veriut

Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit e ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të arratisurit Artan Grubi ndaj gjykatësit të procedurës paraprake dhe...

Bota

New York është rankuar si qyteti më i pasur në botë. Sipas një sondazhi nga Henley & Partners dhe New York Wealth, New York...

Politikë

Një pjesë e studentëve, të cilët prej disa javësh kanë bllokuar fakultetet e Universitetit të Beogradit, sot (22 dhjetor) kanë bllokuar edhe sheshin “Slavija”...

Lajme

Kallëzime Penale ndaj 12 policëve, të punësuar në stacionet policore të Haraçinës dhe Gazi Babës për “keqpërdorim të pozitës dhe kompetencave zyrtare” si dhe...