Connect with us

Hi, what are you looking for?

Politikë

Studentët dolën për një protestë të re masive në Beograd

Një pjesë e studentëve, të cilët prej disa javësh kanë bllokuar fakultetet e Universitetit të Beogradit, sot (22 dhjetor) kanë bllokuar edhe sheshin “Slavija” të Beogradit.

Kjo ishte një tjetër në serinë e protestave që kërkonin përgjegjësinë për tragjedinë në Novi Sad, ku më 1 nëntor, 15 persona humbën jetën dhe dy u plagosën rëndë kur u rrëzua tenda e stacionit hekurudhor.

Rrugët përreth sheshit u mbyllën për qarkullim dhe mijëra njerëz u mblodhën në protestë.

Disa nga protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej “Grevë e përgjithshme e studentëve dhe punëtorëve në solidaritet”, “Maturantët janë me studentët”, “Çdo veprim shkakton reagim”.

Protesta e studentëve në Beograd.

Në orën 16:30 filloi heshtja pesëmbëdhjetë minutëshe për viktimat e tragjedisë në Novi Sad dhe disa nga protestuesit e mbledhur ndezën dritat e celularëve.

Një nga kërkesat e organizatorëve të protestës është që të identifikohen dhe të ndiqen penalisht personat që sulmuan demonstruesit.

Ata gjithashtu kërkojnë lirimin e aktivistëve të arrestuar të protestave dhe ndalimin e procedimit penal ndaj tyre.

Në bllokada nxënësve iu bashkuan edhe një numër i madh fermerësh, aktorësh, edukatorësh…

Çdo ditë në Serbi një pjesë e studentëve, nxënësve dhe qytetarëve ndalojnë për 15 minuta në rrugët e qytetit, për të nderuar viktimat e rënies së mbulesës së betonit të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad.

Mbi 50 fakultete të katër universiteteve shtetërore, disa rektorë dhe dhjetëra shkolla të mesme janë bllokuar.

Nën presionin e publikut, presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi më 11 dhjetor se 195 dokumente do të publikohen në uebsajtin e Qeverisë, duke pretenduar se ky ishte dokumentacioni i plotë për stacionin e trenit në Novi Sad.

E ndërsa autoritetet pretendojnë se ua kanë plotësuar të gjitha kërkesat, studentët thonë se dokumentacioni i publikuar nuk është i plotë dhe nuk i përgjigjet pyetjes se kush është përgjegjës dhe çfarë ka ndodhur.

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në Beograd më 19 dhjetor njoftoi se ka bërë një analizë paraprake të dokumentacionit në dispozicion për ndërtimin e stacionit të trenit në Novi Sad, të publikuar në ueb faqen e Qeverisë dhe se konkluzioni është se mungojnë dokumentet kryesore.

Mbulesa e betonit në Novi Sad u shemb vetëm disa muaj pas hapjes së madhe të stacionit të trenit pas një rindërtimi tre-vjeçar që zyrtarët pretenduan se ishte bërë sipas standardeve më të larta evropiane.

13 persona janë arrestuar nën dyshimin për mosveprime gjatë rindërtimit. Në mesin e tyre ishte edhe ish-ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq, i cili pas disa ditësh u lirua nga paraburgimi. 

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni