Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Serwer paralajmëron kaos në rajon nëse fiton Trumpi: Serbia mund të bëjë përpjekje për pushtimin e veriut të Kosovës

Daniel Serwer, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara (SHBA), njëherësh njohës i dalluar i zhvillimeve politike në rajon, ka paralajmëruar kaos në Ballkanin Perëndimor nëse kandidati republikan, Donald Trump, fiton zgjedhjet presidenciale amerikane më 5 nëntor 2024.

Në një intervistë për të përditshmen malazeze “Pobjeda” të hënën, derisa ka komentuar ciklin e ri zgjedhor, ai ka theksuar se ndryshimet do të fillojnë shumë shpejt nëse fiton Trumpi, posaçërisht në kontekstin e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë. Serweri ka konsideruar se Serbia mund të bëjë përpjekje të pushtojë veriun e Kosovës.

“Serbia mund të përpiqet të pushtojë veriun e Kosovës dhe Republika Serbe mund të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina. E gjithë kjo mund të ndodhë para inaugurimit më 20 janar”, ka vlerësuar profesori amerikan, derisa ka bërë thirrje për administratën aktuale të SHBA-së të shmangë “fatkeqësinë” nëse Trumpi vjen në krye të Shtëpisë së Bardhë.

“Departamenti i Shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes duhet të përgatiten tani dhe të parashikojnë ngjarjet në rajon, edhe para zgjedhjeve. EUFOR-i dhe KFOR-i duhet të jenë të gatshëm të kundërshtojnë lëvizjet për të ndarë Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën – planet për përforcime duhet të jenë gati”, ka potencuar Serweri.

Ai ka përmendur edhe rolin e diplomatit kontravers, Richard Grenell, i cili në kohën e administratës së Trumpit ka qenë emisar i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, i cili, sipas profesorit amerikan, ka qenë pro ndarjes së Kosovës, duke qenë se Grenelli ka shtyrë përpara propozimin për ripërcaktimin e kufijve, derisa ka zhvilluar marrëdhënie të ngushta me liderët në Serbi.

“Nuk jam nga ata që besojnë se mund të bëhen sekretar shteti. Por ai mund të zërë vendin e Jim O’Brien si ndihmës sekretar për Evropën. Sapo të rihapet opsioni i shkëputjes, ai do të zgjerohet. Së pari në Serbinë e Jugut, dhe më pas në Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut… Popullsia do të fillojë të lëvizë. Dhuna do të jetë e pashmangshme”.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale vijnë në kohën kur Uashingtoni ka shtuar përpjekjet për t’i zbutur tensionet në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht mes Kosovës e Serbisë. E, përkundër se analistët nuk presin që politika amerikane ndaj rajonit të ndryshojë rrënjësisht, liderët në Kosovë dhe Serbi kanë shfaqur preferencat e tyre presidenciale.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Lajme

Kallëzime Penale ndaj 12 policëve, të punësuar në stacionet policore të Haraçinës dhe Gazi Babës për “keqpërdorim të pozitës dhe kompetencave zyrtare” si dhe...

Kosova

Serbia ka refuzuar ta lejojë një vizitë të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në Luginën e Preshevës, njoftoi Ministria e Punëve të...

Kosova

Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi dje një mbledhje elektronike, ku miratoi disa vendime të rëndësishme për mbështetje financiare dhe avancimin e disa sektorëve....

Maqedonia e Veriut

Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit e ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të arratisurit Artan Grubi ndaj gjykatësit të procedurës paraprake dhe...

Bota

Ministria e Emergjenca në Kazakistan që në momentet e para ka njoftuar se mund të ketë të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit, brenda të...

Politikë

Që prej orës 17:00 ka nisur protesta e opozitës në Shqipëri. Partia Demokratike e Shqipërisë ka dorëzuar një kërkesë në polici për zhvillimin e...

Kosova

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kanë marrë vendim që të mos certifikojnë, Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9...

Lajme

Nga një janari, patentat e shoferëve me emrin e vjetër të shtetit nuk do të jenë më të vlefshme. Kanë ngelur vetëm edhe një...