Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Ngrohja me dru vazhdon të llogaritet si një ndër shkaktarët kryesorë për ndotjen e ajrit

Stina e vjeshtës di të jetë ndër stinët më problematike për cilësinë e ajrit, pasi tani fillon sezoni i ngrohjes me dru në shumicën e amvisërive. Nga djegia e drunjëve, prezenca e grimcave pm10 di të kalojë kufirin prej 50 mikrogramësh për metër kub.

“Jemi në lagjen Zllokuqan të komunës së Karposhit ndërsa prej këtu vjen ndotja më e madhe e ajrit në Qytetin e Shkupit. Në amvisëritë prapa meje digjen gjësende të ndryshme përpunuese si goma, dërrasa por edhe ngjyra të cilat mblidhen nga kontejnerët”, raportoi Zekirija Haxhiu – gazetar.

Kjo zonë në gjendje më kritike është gjatë orëve të mbrëmjes e deri në mëngjes, kur i gjithë ajri depërton deri në Qendër.

“Kjo është një ndër pikat më kritike në qytet pasi që i gjithë ajri i ndotur mblidhet këtu. Në afërsi të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi ka edhe një stacion matës të ajrit, megjithatë kohë pas kohe e njëjta nuk funksionon”, shtoi Zekirija Haxhiu – gazetar.

Sipas drejtoreshës së Inspektoratit të Ambientit Jetësor, Ivana Ginovska, në ndotjen e ajrit nuk ndikojnë vetëm amvisëritë, por edhe ndërtimet e shumta. Për Alsat, shprehet se nuk mbajnë akuzat e qytetarëve se fabrikat industriale janë ndotësit më të mëdhenj, pasi ato punojnë gjatë gjithë vitit, ndërsa ndotja e ajrit është kryetemë vetëm në vjeshtë dhe dimër.

“Shihni, segmenti me ndotjen nuk është vetëm një, nuk janë vetëm drunjtë për ngrohje. Këtu përfshihet dhe komunikacioni, përfshihen ndërtimet. Në qytet nuk ka depërtim, Shkupi është në luginë, Kumanova në luginë, Tetova në luginë. Kur të zbret e gjithë ajo, nuk ka depërtim. Ka shumë ndërtesa të ndërtuara dhe e gjithë kjo ndikon, rritet edhe zhurma, ka edhe pluhur nga ndërtimet”, tha Ivana Ginovska – Drejtoreshë e Inspektoratit për Ambient Jetësor.

Ginovska bën thirrje deri te të gjitha autoritetet të ndihmojnë në uljen e ndotjes së ajrit dhe për këtë thotë se kanë takime të vazhdueshme me Ministrinë për Ambient Jetësor. Kur ndotja e ajrit është alarmante, qytetarët shpesh përdorin edhe maska mbrojtëse derisa lëvizin nëpër qytet. 

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Maqedonia e Veriut

Nga BDI-ja deri tani nuk janë prononcuar dhe nuk kanë dhënë asnjë qëndrim politik rreth aktiviteteve të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme...

Bota

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ka lëshuar kërcënime përkundrejt Izraelit, në deklaratat e tij në TV MEMRI, pak pas bastisjeve në objektet...

Maqedonia e Veriut

Në një reagim ndaj akuzave të LSDM-së, ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se MPB-ja disponon video materiale ku shihet qartë shkelje e ligjit...

Maqedonia e Veriut

Në Kuvend vazhdon procedura për miratimin e Ligjit për Arsimin e Mesëm. Pas seancës plenare debati zhvendoset në Komisionin amë. Propozim-ligji, që mes tjerash...

Maqedonia e Veriut

Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit e ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të arratisurit Artan Grubi ndaj gjykatësit të procedurës paraprake dhe...

Bota

New York është rankuar si qyteti më i pasur në botë. Sipas një sondazhi nga Henley & Partners dhe New York Wealth, New York...

Kosova

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti do të vizitojë sot Prishtinën Gjatë vizitës në Kosovë, atij do t’i dhurohet celësi i...

Politikë

Një pjesë e studentëve, të cilët prej disa javësh kanë bllokuar fakultetet e Universitetit të Beogradit, sot (22 dhjetor) kanë bllokuar edhe sheshin “Slavija”...