Maqedonia e Veriut

Fali persona me dosje të rëndë kriminale – Siljanovska anuloi sot mbledhjen konsultative me ish-anëtarët e Komisionit

Kabineti i presidentes Goranda Siljanovska Davkova ka anuluar mbledhjen këshilluese që kishte thirrur me përbërjet e kaluara të komisionit për falje, përbërjen e dorëhequr ditë më parë dhe ekspertë të fushës,

ë pyetur për një veprim të tillë, vila “Vodno” sot u mbrojt në heshtje.

Nuk dihet nëse është caktuar takim i ri, por ashtu siç tha Davkova ditë më parë, do të ketë konsultime mbi përbërjen e re.

“Qëllimi i mbledhjes është që të diskutohen të gjitha mangësitë ligjor dhe institucionale me qëllim që në të ardhmen të mos ndodhin skandale të ngjashme si kjo e fundit ku u falën persona krerë të narko klaneve. Para Vila Vodno për momentin situata është e qetë dhe nuk ka lëvizje ndërsa nuk ka as konfirmim për mbledhjen e paralajmëruar”, raporton gazetari i Alsat, Zekirija Haxhiu.

Përbërja e re e Komisionit për falje që funksionon nën kompetencë të presidentes, jo vetëm që duhet të ketë anëtarë të rinj, por do të duhet të propozon edhe zgjidhje ligjore mbi mangësitë të cilat mund të keqpërdoren gjatë propozimit për të falur persona të dënuar me burg.

Arsyetimet e dorëheqjes së komisionit siç njoftuan, ishin në përputhje me principet e tyre personale dhe profesionale dhe jo se pranojnë se kanë bërë gabimin, ashtu siç deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Komisioni dha dorëheqjen pak ditë pasi opinioni kundërshtoi faljet që Siljanovska i aprovoi me propozim të tyre për profilet e krimit si Vlladimir Talevski, Shenoll Masllani dhe Aqif Ravmanovski.

Siljanovska tha se falja është bërë mbi parimin e veprës penale për të cilën ata vuanin dënime me burg dhe jo mbi profilin e tyre paraprak dhe aktual. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Maqedonia e Veriut

Nga BDI-ja deri tani nuk janë prononcuar dhe nuk kanë dhënë asnjë qëndrim politik rreth aktiviteteve të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme...

Bota

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ka lëshuar kërcënime përkundrejt Izraelit, në deklaratat e tij në TV MEMRI, pak pas bastisjeve në objektet...

Maqedonia e Veriut

Në një reagim ndaj akuzave të LSDM-së, ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se MPB-ja disponon video materiale ku shihet qartë shkelje e ligjit...

Maqedonia e Veriut

Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit e ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të arratisurit Artan Grubi ndaj gjykatësit të procedurës paraprake dhe...

Bota

New York është rankuar si qyteti më i pasur në botë. Sipas një sondazhi nga Henley & Partners dhe New York Wealth, New York...

Kosova

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti do të vizitojë sot Prishtinën Gjatë vizitës në Kosovë, atij do t’i dhurohet celësi i...

Politikë

Një pjesë e studentëve, të cilët prej disa javësh kanë bllokuar fakultetet e Universitetit të Beogradit, sot (22 dhjetor) kanë bllokuar edhe sheshin “Slavija”...

Lajme

MPB njoftoi se kanë marrë masa disiplinore ndaj një polici kufitarë në Bllacë i cili e lejoi Artan Grubin që të kaloj kufirin, ku...

Copyright © 2024. Rinosnews

Exit mobile version