Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në autostradën afër vendit Pojat në Serbi.
Autobusi me targa të Maqedonisë ka rrëshqitur dhe është përplasur në mbrojtëset rreth rrugës.
Nuk dihet gjendja e pasagjerëve, ndërsa dëmi më i madh është material.
Gjatë ditës, reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar dëme në autostradës “Millosh Veliki”.
Gjendja e rrugëve është kritike në gjithë Serbinë për shkak të borës, rrugët janë të rrëshqitshme, andaj këshillohen drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes dhe të lëvizin ngadalë.