Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur çeljen e kapitujve për Shqipërinë me BE duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm.
Sali Berisha: Së pari unë përshëndes hapjen e kapitujve, por theksoj se ekziston sot një debat në BE që lidhet me dy autokratët e rajonit Rama dhe Vuçiç që ky rajon s’duhet të jetë fare në anëtarësim, por partner dhe ky është ndëshkim që s’jam dakord. Vazhdimi i procesit është për tu përshëndetur për ata që se besojnë se ne se meritojmë.
Por sipas Berishës, Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter për tu ulur në tryezën e negociata dhe kjo për disa arsye.
Sali Berisha: Ne s’kemi zgjedhje njëherë, Rama në dokumentat e OSBE është dhunues, makineri elektorale. Ky është konkluzioni i ODIHR-it jo imi. Këtu persekutohesh politikisht. Se këtu kemi të burgosur. Drejtësi e kontrolluar nga Rama. E treta, Shqipëria është narkoshteti i parë dhe i vetëm në Evropë. Ftoj të gjithë ata që dyshojnë për këto. Po korrupsioni? Çdo shqiptar dhe i huaj duhet ta dijë se në Shqipëri rrugët ndërtohen me çmime 10 herë më të larta se në Kroaci, etj etj. Edi Rama pa garë, ka shpërndarë 1.6 mln katror toke përfitues edhe vëllai i tij. Rama me familjarët e tij ka marrë tokë në zonën me turistike të vendit pa asnjë dokument, po ndërton Dubai Cityn e Durrësit me Alabarin e Lukashenkos. Të gjitha për vete. Në këtë vend nuk ka drejtësi sepse krimi elektoral nuk hetohet. E vërteta është kjo, Shqipëria nuk plotëson asnjë prej kritereve për procesin e integrimit, por hapja e negociata është vendosja në tavolinë e të gjitha këtyre problemeve.
Lideri i opozitës theksoi se demokratët do të vijojnë me mosbindje civile
Sali Berisha: PD beson në një drejtësi të pavarur, në një drejtësi që zbaton ligjin dhe kushtetutën. Prandaj jemi të angazhuar në një betejë pa kthim të mosbindjes civile për krijimin e një qeverie teknike. Me bindjen me te thellë, se në zgjedhjet të lira partia e Ramës do të ndahet me keq se partia e Ramiz Alisë në 92. Pra është në dorën e demokratëve që në këtë betejë të rikthejnë votën e lirë, të garantojnë rotacionin dhe normalizmin e vendit.
Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Ramën se po bën gjithçka për të mbajtur karrigen e pushtetit.