Connect with us

Hi, what are you looking for?

Blog

“Faleminderit BE, por s’e meritojmë”, Berisha: Shqipëria është shndërruar në narkoshtet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur çeljen e kapitujve për Shqipërinë me BE duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm.

Sali Berisha: Së pari unë përshëndes hapjen e kapitujve, por theksoj se ekziston sot një debat në BE që lidhet me dy autokratët e rajonit Rama dhe Vuçiç që ky rajon s’duhet të jetë fare në anëtarësim, por partner dhe ky është ndëshkim që s’jam dakord. Vazhdimi i procesit është për tu përshëndetur për ata që se besojnë se ne se meritojmë.

Por sipas Berishës, Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter për tu ulur në tryezën e negociata dhe kjo për disa arsye.

Sali Berisha: Ne s’kemi zgjedhje njëherë, Rama në dokumentat e OSBE është dhunues, makineri elektorale. Ky është konkluzioni i ODIHR-it jo imi. Këtu persekutohesh politikisht. Se këtu kemi të burgosur. Drejtësi e kontrolluar nga Rama. E treta, Shqipëria është narkoshteti i parë dhe i vetëm në Evropë. Ftoj të gjithë ata që dyshojnë për këto. Po korrupsioni? Çdo shqiptar dhe i huaj duhet ta dijë se në Shqipëri rrugët ndërtohen me çmime 10 herë më të larta se në Kroaci, etj etj. Edi Rama pa garë, ka shpërndarë 1.6 mln katror toke përfitues edhe vëllai i tij. Rama me familjarët e tij ka marrë tokë në zonën me turistike të vendit pa asnjë dokument, po ndërton Dubai Cityn e Durrësit me Alabarin e Lukashenkos. Të gjitha për vete. Në këtë vend nuk ka drejtësi sepse krimi elektoral nuk hetohet. E vërteta është kjo, Shqipëria nuk plotëson asnjë prej kritereve për procesin e integrimit, por hapja e negociata është vendosja në tavolinë e të gjitha këtyre problemeve.

Lideri i opozitës theksoi se demokratët do të vijojnë me mosbindje civile

Sali Berisha: PD beson në një drejtësi të pavarur, në një drejtësi që zbaton ligjin dhe kushtetutën. Prandaj jemi të angazhuar në një betejë pa kthim të mosbindjes civile për krijimin e një qeverie teknike. Me bindjen me te thellë, se në zgjedhjet të lira partia e Ramës do të ndahet me keq se partia e Ramiz Alisë në 92. Pra është në dorën e demokratëve që në këtë betejë të rikthejnë votën e lirë, të garantojnë rotacionin dhe normalizmin e vendit.

Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Ramën se po bën gjithçka për të mbajtur karrigen e pushtetit.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...