Deri të premten do të kemi mot me vranësira mesatare, me kushte për shi lokal dhe bubullima në orët e pasdites. Sinoptikët parashikojnë, që në disa vende të ketë stuhi me shi intenziv, erë të fortë mbi 60 kilometra në orë, bubullima dhe breshër.
Moti jostabil me temperatura më të ulëta, prej 29 deri në 37 gradë Celsius, do të vazhdojë edhe të premten, ndërsa më pas vijon stabilizim i motit, me rritje graduale të temperaturave. Temperatura maksimale këto ditë do të sillet në interval prej 29 deri në 37 gradë Celsius.