Stacioni policor në Zveçan u sulmua pak para mesnatës, njoftoi Policia e Kosovës. Policia njoftoi se drejt oborrit të stacionit +u hodhën dy granata dore nga persona të panjohur. Sipas Policisë, sulmi ka shkaktuar dëme materiale, por nuk ka lënë asnjë të lënduar. Dy ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi në fshatin Izvor të Zveçanit, në veriun e banuar me shumicë serbe, po ndërtohej një nënstacion i ri policor. Përfaqësuesit e komunitetit serb kundërshtojnë ndërtimin e stacioneve policore ose bazave policore, me arsyetimin se ata janë të ekspozuar ndaj “presioneve dhe diskriminimit” nga ana e Policisë. Ndërkohë, në veri janë dërguar kryesisht policë nga komuniteti shqiptar, si dhe pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës.
Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni
Maqedonia e Veriut
Nga BDI-ja deri tani nuk janë prononcuar dhe nuk kanë dhënë asnjë qëndrim politik rreth aktiviteteve të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme...
Bota
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ka lëshuar kërcënime përkundrejt Izraelit, në deklaratat e tij në TV MEMRI, pak pas bastisjeve në objektet...
Maqedonia e Veriut
Në një reagim ndaj akuzave të LSDM-së, ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se MPB-ja disponon video materiale ku shihet qartë shkelje e ligjit...
Maqedonia e Veriut
Në Kuvend vazhdon procedura për miratimin e Ligjit për Arsimin e Mesëm. Pas seancës plenare debati zhvendoset në Komisionin amë. Propozim-ligji, që mes tjerash...
Kosova
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti do të vizitojë sot Prishtinën Gjatë vizitës në Kosovë, atij do t’i dhurohet celësi i...
Maqedonia e Veriut
Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit e ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të arratisurit Artan Grubi ndaj gjykatësit të procedurës paraprake dhe...
Bota
New York është rankuar si qyteti më i pasur në botë. Sipas një sondazhi nga Henley & Partners dhe New York Wealth, New York...
Politikë
Një pjesë e studentëve, të cilët prej disa javësh kanë bllokuar fakultetet e Universitetit të Beogradit, sot (22 dhjetor) kanë bllokuar edhe sheshin “Slavija”...