Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Serwer paralajmëron kaos në rajon nëse fiton Trumpi: Serbia mund të bëjë përpjekje për pushtimin e veriut të Kosovës

Daniel Serwer, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara (SHBA), njëherësh njohës i dalluar i zhvillimeve politike në rajon, ka paralajmëruar kaos në Ballkanin Perëndimor nëse kandidati republikan, Donald Trump, fiton zgjedhjet presidenciale amerikane më 5 nëntor 2024.

Në një intervistë për të përditshmen malazeze “Pobjeda” të hënën, derisa ka komentuar ciklin e ri zgjedhor, ai ka theksuar se ndryshimet do të fillojnë shumë shpejt nëse fiton Trumpi, posaçërisht në kontekstin e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë. Serweri ka konsideruar se Serbia mund të bëjë përpjekje të pushtojë veriun e Kosovës.

“Serbia mund të përpiqet të pushtojë veriun e Kosovës dhe Republika Serbe mund të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina. E gjithë kjo mund të ndodhë para inaugurimit më 20 janar”, ka vlerësuar profesori amerikan, derisa ka bërë thirrje për administratën aktuale të SHBA-së të shmangë “fatkeqësinë” nëse Trumpi vjen në krye të Shtëpisë së Bardhë.

“Departamenti i Shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes duhet të përgatiten tani dhe të parashikojnë ngjarjet në rajon, edhe para zgjedhjeve. EUFOR-i dhe KFOR-i duhet të jenë të gatshëm të kundërshtojnë lëvizjet për të ndarë Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën – planet për përforcime duhet të jenë gati”, ka potencuar Serweri.

Ai ka përmendur edhe rolin e diplomatit kontravers, Richard Grenell, i cili në kohën e administratës së Trumpit ka qenë emisar i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, i cili, sipas profesorit amerikan, ka qenë pro ndarjes së Kosovës, duke qenë se Grenelli ka shtyrë përpara propozimin për ripërcaktimin e kufijve, derisa ka zhvilluar marrëdhënie të ngushta me liderët në Serbi.

“Nuk jam nga ata që besojnë se mund të bëhen sekretar shteti. Por ai mund të zërë vendin e Jim O’Brien si ndihmës sekretar për Evropën. Sapo të rihapet opsioni i shkëputjes, ai do të zgjerohet. Së pari në Serbinë e Jugut, dhe më pas në Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut… Popullsia do të fillojë të lëvizë. Dhuna do të jetë e pashmangshme”.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale vijnë në kohën kur Uashingtoni ka shtuar përpjekjet për t’i zbutur tensionet në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht mes Kosovës e Serbisë. E, përkundër se analistët nuk presin që politika amerikane ndaj rajonit të ndryshojë rrënjësisht, liderët në Kosovë dhe Serbi kanë shfaqur preferencat e tyre presidenciale.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Lajme

Kjo ngjarje ka tronditur fshatin Gërçec. Ata me pikëllim tregojnë se sapo kanë pranuar lajmin, kanë shkuar në vendngjarje për të parë gjendjen e...

Lajme

Lideri i grupit ekstremist serb të njohur si çetnikët, Bratislav Zhivkoviq, është vrarë në Ukrainë gjatë përleshjeve në kuadër të kundërofensivës ruse në rajonin...

Maqedonia e Veriut

Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar deklaratën e Ali Ahmetit, i cili tha se Grubi ndodhet në hapësirat shqiptare dhe se do të kthehet në...

Lajme

“Me pagesën e pensionit të marsit më 1 prill, pensionistët duhet të marrin pjesën e dytë të 5000 denarëve të premtuar nga qeveria, gjegjësisht...

Maqedonia e Veriut

Këshilli Gjyqësor zgjodhi në mënyrë unanime për kryetar të ri anëtarin Aleksandar Kambovski. Kambovski u propozua nga anëtari Isamedin Limani, ndërsa në diskutimin e...

Lajme

Pas kërkimeve është gjetur dhe trupi i katërt nga aksidenti i djeshëm në fshatin Rashçe. Mbrëmë u nxorrën tri trupat e të ndjerëve, teksa...

Lajme

Tetovë, 3 janar – Të enjten mbrëma pas mesnate në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë kanë privuar nga...

Bota

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka folur për “skandalin e shtrëngimit të duarve”, pra faktin se lideri de fakto i Sirisë, Abu...