Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Aleksandar Kambovski, kryetar i ri i Këshillit gjyqësor. Paralajmëroi përgjegjësi për gjykatësit që do të punojnë në mënyrë joligjore

Këshilli Gjyqësor zgjodhi në mënyrë unanime për kryetar të ri anëtarin Aleksandar Kambovski. Kambovski u propozua nga anëtari Isamedin Limani, ndërsa në diskutimin e shkurtër në këshill Kambovski mori vetëm fjalë miradie nga kolegët e tij të cilët i uruan punë të mbarë dhe kërkuan prej tij që ta kthej besimin ndaj Këshillit.

“Vlerësoj që ai duhet të marrë mbështetjen time si kryetar i Këshillit Gjyqësor për njërin nga të barabartët, i pari ndër të barabartët, pasi pres përkushtim më të madh nga kolegu im Kambovski, para së gjithash për forcimin e funksionit të Këshillit Gjyqësor në sistemin e drejtësisë”, deklaroi Tanja Çaçarova Ilievska, anëtare e Këshillit Gjyqësor.

“Me besueshmërinë, integritetin, përvojën dhe njohuritë e tij, gjithashtu është i njohur me të gjitha problemet e shtyllës së tretë në vendin tonë, pres që së bashku të shkojmë në drejtim pozitiv, drejtim që do të thotë fuqizim apo ngritje të besimit të qytetarëve”, tha Ivica Nikollovski, anëtar i Këshillit Gjyqësor.

Në fjalimin e tij të parë para opinionit si kryetar, Kambovski tha se është koha që të mbajnë përgjegjësi gjykatësit që punojnë për interesa personale.

“Kjo është shtëpia e gjykatësve, përveç që e kontrollojmë punën e tyre, i inkurajojmë që të punojnë sipas ligjeve dhe sipas Kushtetutës. Të gjithë ata gjykatës që veprojnë në këtë mënyrë do të kenë mbështetjen tonë të parezervë, inkurajohen që të veprojnë e të mos bien nën asnjë ndikim. I siguroj edhe ata gjykatës të tjerë që nuk veprojnë në këtë mënyrë se nuk do të kalojë pa asnjë përgjegjësi”, deklaroi Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Kambovski e ka filluar karrierën e tij si gjykatës në Gjykatën Themelore të Manastirit, më pas ka punuar si avokat në kompani private, e më pas si gjykatës i Apelit në Manastir. Ai është zgjedhur anëtar i këshillit që nga viti i kaluar. Zgjedhja e Kambovskit si person i parë i Këshillit vjen në kohën kur ky organ është nën kritika të vazhdueshme nga pushteti dhe në kohën kur është paralajmëruar shkarkimi i anëtarëve të zgjedhur nga kuvendi. Megjithatë, Kambovski nuk deshi t’i komentojë këto paralajmërime të Qeverisë, por vetëm tha se shpreson që legjislativi të punojë sipas ligjeve dhe kushtetutës. 

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni