Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zv.kryeministri Izet Mexhiti nuk përjashton mundësinë e rishikimit të teksteve shkollore me përmbajtje fyese ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti premton rishikim të teksteve shkollore me tendenca ofenduese ndaj kulturës dhe historisë shqiptare. Ai tha për Alsat se për këtë çështje, mund t’i jepen kompetenca Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve. Mexhiti nënvizoi se kjo do të ndodh pa pasur nevojë të pritet për një iniciativë rajonale, duke i’u referuar mundësisë për hapje të teksteve shkollore, pas kërkesës së presidentit bullgar, Rumen Radev, i cili ditë më parë kërkoi hapur ndryshimin e disa teksteve shkollore.

“Pa marrë parasysh, hapen apo nuk hapen, ne nuk hyjmë këtu ta ndryshojmë historinë, këtu ka pas një tendecë ofenduese ndaj historisë shqiptare, kulturës shqiptare dhe këtu nuk na duhet neve ndonjë iniciativë rajonale, por mendojmë se një ndër mënyrat do të jetë t’i jepen kompetenca, për shembull Institutit të Trashëgimisë Kulturore i cili ka kapacitet dhe ta merr përsipër, t’i filtron këto tekste, t’i revidon këto tekste dhe pasi të revidohen të shkojnë në duart e fëmijëve”, tha Izet Mexhiti, Zv kryeministër i parë.

Përmbajtje fyese, me shtrembërime historike, me gabime gjuhësore e përmbajtësore, ka në shumë tekste shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut.

Në librin e Gjeografisë për vitin e dytë shkollë të mesme thuhet se shqiptarët kanë qenë maqedonas dhe se me pranimin e fesë islame janë shqiptarizuar. Më tej, tekstet shkollore në këtë lëndë, Kosovës i referohen si Serbi.

Edhe libri i historisë për vitin e parë dhe të dytë të gjimnazit ka lëshime, por këtu gabimet nuk janë empirike por përmbajtësore.

Nxënësit maqedonas të vitit të dytë në arsimin e mesëm nga libri i Sociologjisë mësojnë se shqiptarët, turqit e romët lindin shumë fëmijë, pasi siç thuhet një përqindje shumë e madhe e kësaj popullsie nuk është e arsimuar, nuk kanë kontroll të lindjeve andaj edhe përqindja e natalitetit të tyre është shumë më e lartë në raport me maqedonasit.

Libri i Sociologjisë, me përmbajtje të tillë, është në përdorim që nga viti 2002.

Ato janë denoncuar në vazhdimësi në media, por institucionet, përkatësisht Ministria e Arsimit, përveç premtimeve për evitimin e gabimeve të tilla, deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë konkrete.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...