Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Zejdi, nismë në Kushtetuese për regjistrimin

Kreu i Lëvizjes Populli, njëherit deputet i Frontit Europian, Skender Rexhepi, në Gjykatën Kushtetuese ka dorëzuar iniciativë për vlerësimin e metodologjisë për regjistrimin e popullsisë, edhe pse regjistrimi është realizuar para tre viteve

I pyetur pse pikërisht tani dorëzon një nismë të tillë, Rexhepi arsyetohet se tani ndjehen pasojat pasi gjatë shfrytëzimit të fondeve nga komunat por edhe gjatë punësimeve, përqindja e komuniteteve bazohet vetëm në popullsinë rezidente.

“Ligji ka kaluar në Kuvend, metodologjia është në ingerenca të Entit për Statistika. Pasojat e kësaj nuk janë ditur derisa nuk erdhi qeveria monoetnike me legjitimitet monoetnik dhe antishqiptar që është aktualisht kjo qeveri. Edhe nëse ka qenë lëshim, ka qenë lëshim i qeverisë së kaluar pa asnjë dyshim por megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk duhet të korigjohet ky lëshim. Gjykata Kushtetuese e ka atë kompetencë, për të korigjuar lëshimet dhe gabimet e bëra. Është më se njerëzore, më mirë vonë se asnjëherë të mos korigjohet një lëshim dhe një gabim”, tha Skender Rexhepi – Deputet LP.

Rexhepi iniciativën e ka dorëzuar në emër të tij dhe nuk i ka njoftuar partnerët e koalicionit nga Fronti Europian.

“Askënd nuk e kam informuar por do i informoj me kalimin e kohës, pasi që ne jemi në koalicion por në funksionimin tonë jemi autonom. Por do t’i informojmë dhe besoj që do të hasim në mirëkuptim”, u shpreh Skender Rexhepi – Deputet LP.

Në iniciativën e dorëzuar, Rexhepi konsideron se janë prekur nenet 6, 8, 9 dhe 51 nga Kushtetuta si dhe neni 6 nga Ligji për Regjistrim, i cili parasheh regjistrimin e të gjithë qytetarëve, pavarësisht nëse gjatë periudhës së regjistrimit janë në vend apo jashtë.

Në janar të vitit 2021, Kuvendi me 62 vota “PËR”, pa asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur miratoi ligjin për regjistrimin e popullsisë. Ligji kaloi edhe votimin e dyfishtë, përkatësisht votimin me badenter.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...