Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

VLEN: Po e çlirojmë Prokurorinë nga kthetrat e BDI-së

Kur nga BDI flasin për partizim të gjyqësorit dalin qesharak e për t’u ardhur keq. Ata duhet ta kuptojnë se ndikimi në sistemin gjyqësor ka marr fund me përfundimin e tyre

Qytetari shqiptar ka memorie dhe kujton rastet kur Gjykatësit dhe Prokurorët u emëronin me biseda telefonike ku dëgjoheshin Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe Blerim Qoseto Bexheti teksa thonin se “Pa një prokurorë shqiptarë më pak nuk shkohet në xhenet”.

Më të freskëta janë rastet si ai Ixhet Memetit, i cili vet tha se ka marrë ryshfet dhe pranoi fajësinë e tij.

Vazhdojmë tutje, zgjedhja e Islam Abazit nga Zajazi për kryeprokuror për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte bërë kryekëput për të instaluar ndikimin politik në këtë Prokurori. Edhe pse ata e mohonin, fotografitë janë dëshmi që pohojnë se Abazi kishte rrëshqitur nga konaku i Ali Ahmetit drejt në krye të Prokurorisë për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit.

Gjithashtu populli nuk e ka harruar as Talat Xhaferin, kur djalin e tij – Barlet Xhaferi, e kishte qerasur me pozitën e prokurorit ende pa diplomuar. Prandaj, edhe nuk është e rastësishme ulja e besimit në sistemin gjyqësor në shifra alarmante, e kjo ka ndodhur pikërisht kur pjesë e pandashme e pushtetit ndër vite ka qenë BDI.

Për 10 vjet rresht Maqedonia e Veriut, ka marrë nota negative nga Bashkimi Evropian në raport me reformat në gjyqësor dhe këtë VLEN në periudhën e ardhshme nuk do ta lejoj.

Këshilli i prokurorëve publikë, është pjesë e rëndësishme e sistemit gjyqësorë dhe drejtësisë, për të cilin në mënyrë aktive VLEN kërkon zgjidhje reformiste, që i njëjti të jetë i pavarur dhe t’i plotësojë vlerat themelore të Kushtetutës.

VLEN do ta rikthejë besimin në gjyqësor dhe do t’i heq prangat e BDI-së nga gjykatësit dhe prokurorët.

Koalicioni VLEN

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...