Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon Borrell: Ky nuk është vendim politik, por vendim i drejtësisë dhe si i tillë duhet respektuar

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, vlerësoi sot se duhet të respektohen dhe zbatohet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila lëshoi sot urdhra arrestimi për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Galant dhe liderin e krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif.

“Ky nuk është një vendim politik. Është një vendim i gjykatës, i një gjykate ndërkombëtare të drejtësisë. Dhe vendimi i gjykatës duhet të respektohet dhe të zbatohet“, tha Borrell në një konferencë shtypi në Aman, me ministrin e Jashtëm jordanez, Ayman Safadi.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi sot urdhër arresti për Netanyahu, Galant dhe Deif, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për luftën në Gazë dhe sulmin e 7 tetorit të vitit të kaluar që shkaktoi një ofensivë izraelite në territorin palestinez.

Ky vendim i gjykatës teorikisht kufizon udhëtimet e Netanyahut, pasi çdo shtet nga 124 shtetet anëtare të gjykatës është i detyruar ta arrestojë atë në territorin e tij.

“Vendimi është i detyrueshëm dhe të gjitha shtetet, të gjitha shtetet nënshkruese të statutit të gjykatës, përfshirë të gjitha anëtaret e BE, janë të detyruara të zbatojnë këtë vendim të gjykatës”, tha diplomati spanjoll.

Sipas Izraelit, Deif u vra në një sulm më 13 korrik në jug të Gazës, por Hamas ka mohuar vdekjen e tij.

Borrell, ish-ministër i Spanjës, pritet të largohet nga pozita në BE në dhjetor dhe do ta zëvendësojë ish-kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...