Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Unioni i Diasporës së Gostivarit: Diaspora të figurojë si popullsi e RMV-së e jo të fshihet

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim përmes një komunikate për media ka shprehur revoltën e tyre ndaj vendimit të fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për mosllogaritjen e diasporës në numrin e përgjithshëm të popullsisë

Diaspora këtë vendim e quan si të padrejtë dhe hileqar, pasi sipas tyre me këtë metodë po bëhet fshirje dhe pasivizim i diasporës.

Ata kanë kërkuar unitet nga Këshilltarët Komunal që ta zgjidhin këtë problematikë.

Reagimi i plotë:

Ne, mërgimtarët dhe shoqatat e vendbanimeve të komunës së Gostivarit nëpërmjet Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim reagojmë ashpër pas vendimeve të njëpasnjëshme të institucioneve të Maqedonisë së Veriut, për shlyerjen apo mosnjohjen e shifrave zyrtare, sidomos të mërgatës që dalin nga procesi i regjistrimit të popullsisë në vitin 2021.

Një Vendim skandaloz, i qëllimshëm dhe i dëmshëm, sidomos për mërgatën shqiptare sidomos mërgatës shqiptare gostivarase, është vendimi i datës 24.09.2024, i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për vërtetimin e numrit të anëtarëve të këshillit të komunave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Komuna e Gostivarit gjithmonë ka pasur 31 këshilltarë komunal, ndërkaq me këtë Vendim numri i këshilltarëve komunal ULET në 23, pra 8 këshilltarë më pak do të ketë këshilli komunal në të ardhmen.

Arsyeja kryesore e kësaj ulje është se, për bazë në komunën e Gostivarit janë marr numri I banorëve rezident të regjistruar në vitin 2021, 59.770 banorë, e jo numri i përgjithshëm 93.956 banorë.

Komuna e Gostivarit në çdo Vendim të Maqedonisë së Veriut, llogaritet me -34186 banorë me pak.

Këta 34.186 banorë prej tyre 31.627 shqiptarë, jemi Ne mërgimtarët të cilët nga dora e shtetit, me pëlqim edhe të pushtetarëve shqiptarë, PO FSHIHEMI nga do çdo e dhënë zyrtare.

Shteti hileqar i dëmton në çdo sferë shqiptarët, qytetin tonë, mërgatën tonë që është frymëmarrja kryesore e zhvillimit të vendit.

Numri i mërgimtarëve shqiptarë të regjistruar në vitin 2021, NDIKOI që për herë të parë, zyrtarisht shqiptarët në RMV të arrijnë shifrën 30% dhe kjo u bë falë angazhimit vullnetarë të vet mërgimtarëve, të shoqatave të tyre.

Ne si mërgimtarët, si shoqata dhe si Union i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, KËRKOJMË publikisht nga këshilli i komunës së Gostivarit të thërres një Seancë të jashtëzakonshme ose më e pakta sa më shpejt të organizoj Seancë për të biseduar për këtë pikë, ku më pas do të sillet në Vendim që t’i drejtohen qeverisë qendrore, që për çdo gjë, për komunën e Gostivarit, të përdoren shifrat zyrtare dhe të popullsisë së përgjithshme.

Nga këshilltarët komunal shqiptarë, KËRKOJMË UNITET!

KËRKOJMË nga kryetari i komunës së Gostivarit, Këshilli Komunal (të gjithë këshilltarët shqiptarët), zyrtarët shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, subjektet politike Pozitë apo Opozitë, që shqetësimin dhe reagimin tonë ta trajtojnë si çështje SHUMË TË RËNDËSISHME dhe të njëjtën, MENJËHERË TA ADRESOJNË PËR TA ZGJIDHUR KËTË PROBLEM DHE KËTË HILE.

Ne si mërgimtarë, si shoqata dhe si Union i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, deri në zgjidhjen e tërësishme të problemit me shifrat zyrtare, pra deri sa të përdoren numri I përgjithshëm i banorëve të regjistruar në vitin 2021, DO TA NGRIJMË BASHKËPUNIMIN me gjitha institucionet qendrore dhe lokale.

Shteti na thirri të regjistrohemi dhe Ne si mërgimtarët iu përgjigjëm ftesës për tu regjistruar, tani MOS NA FSHINI SI MËRGIMTARË.

Për Ne, komuna e Gostivarit zyrtarisht i ka 93956 banorë, ndërkaq çdo interpretim apo ndryshme të kësaj shifre, për NE është mohim, fshirje, zhdukje dhe pasivizim i mërgatës.

Kryesia e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...