Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

U dënuan për terrorizëm, Turqia shkarkon edhe dy kryetarë të tjerë kurdë në komuna

Dy kryetarë opozitarë, në komunat në lindje të Turqisë, janë shkarkuar nga detyra pasi u dënuan për “terrorizëm” për shkak se janë anëtarë të një grupi militant kurd të ndaluar nga Ankaraja, tha Ministria e Brendshme më 22 nëntor. Edhe në muajt paraprakë, Turqia ka shkarkuar kryetarë të partive prokurde.

Kryetarët e Tuncelit dhe Ovacikut u dënuan secili me gjashtë vjet e tre muaj burgim gjatë këtë javë për shkak të anëtarësimit në Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), e cila kryen një kryengritje ndaj shtetit turk që nga viti 1984. Dy kryetarët e shkarkuar u zëvendësuan nga administratorë të emëruara nga shteti, tha Ministria e Brendshme përmes një deklarate.

Kryetari i shkarkuar i Tuncelit, Cevdet Konak, është anëtar i partisë kryesore prokurde të Turqisë. Partia për Barazi dhe Demokraci të Popullit është shpesh cak i autoriteteve që e akuzojnë atë për lidhje me PPK-në, e cila është e shpallur grup terrorist nga Ankaraja dhe aleatët e saj perëndimorë.

Kryetari i shkarkuar i Ovacikut, Mustafa Sarigul, është i lidhur me partinë kryesore opozitare, Partinë Popullore Republikane (CHP), e cila fitoi zgjedhjet lokale të mbajtura në fund të marsit.

Të dy, Konak dhe Sarigul i thanë mediave lokale të enjten se akuzat ndaj tyre ishin të pabaza. Protestues të zemëruar u mblodhën të premten në mbrëmje para bashkisë së Tuncelit, ku disa njerëz tentuan të kalonin një kordon policor, sipas pamjeve të publikuara nga disa media lokale.

Në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit, kryetarët prokurdë të tre qyteteve në juglindjen e Turqisë me shumicë kurde, si dhe kryetari i CHP-së i një qarku të Stambollit, u shkarkuan po ashtu për akuza për “terrorizëm”. Shkarkimet e tyre nxitën protesta dhe u dënuan nga Këshilli i Evropës dhe organizatat për të drejtat e njeriut.

Partia e Konak më 22 nëntor dënoi shkarkimin e dy kryetarëve, duke thënë se “Qeveria ngadalë po shkatërron vullnetin e popullit”. Ndërkohë, lideri i CHP, Ozgur Ozel, e dënoi vendim, duke e cilësuar si “vjedhje të vullnetit të kombit”.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...