Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Transportuesit privatë do të rikthehen në qarkullim me qëllim të zbutjes së kaosit me mungesën e autobusëve në kryeqytet

Të hënën në mëngjes rikthehen transportuesit privatë për të ndihmuar në tejkalimin e kaosit me transportin publik të krijuar tashmë disa muaj. Mirëpo, siç theksuan, rikthimi i tyre në qarkullim është vetëm për disa ditë dhe në bazë të mjeteve financiare që kanë në dispozicion.

“Transportuesit privat shërbejnë në 16 linja. Ata transportues të cilët kanë mundësi, që kanë mjete financiare do të dalin dhe do të ndihmojnë që nga orët e mëngjesit me aq sa mundemi. Bëhet fjalë për disa ditë dhe jo më shumë”, tha Jovica Zafirovski, transportues privat.

Transportuesit privatë apeluan drejtuesit e Qytetit të Shkupit, këshilltarët dhe Qeverinë që në mbledhje të përbashkët të gjejnë zgjidhje të pranueshme për kërkesën e tyre për rritje të çmimit për kilometër. Në të kundërtën, transportuesit privatë thanë se rrezikojnë të mbesin pa shoferë për shkak të pagave të ulëta.

“Presim që çmimi për kilometër të rritet aq sa është rritur inflacioni, 40 %. Ne, momentalisht punojmë për paga të para 10 vjetësh kur paga minimale ishte 8.400 denarë. Paga e shoferit arrin 20 mijë denarë, kush punon sot për 20 mijë denarë, prandaj të gjithë shoferët ikin jashtë vendit si nga NQP-ja ashtu edhe nga transportuesit privat. Si t’i kthejmë, si t’i mbajmë këtu, patjetër t’u rritet paga”, tha Vllatko Todorovski, transportues privat.

Transportuesit privatë thanë se kanë në dispozicion 200 autobusë të cilët mund të mbulojnë mungesën e autobusëve në NQP, në rast se gjendet një zgjidhje e pranueshme. Problemi me transportin publik të qytetit kulmoi të enjten pasi, për shkak të mungesës së naftës, shumica e autobusëve të NQP-së mbetën të parkuar në stacionet e tyre. Në qarkullim ishin 25 autobusë me gaz natyror dhe disa të tjerë që kishin rezervë nafte.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...