Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Tragjeditë në shëndetësi nxisin tensione politike

BDI kërkon dorëheqje të ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari për, siç thonë, humbjen e pashpjegueshme të jetës së foshnjave në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve. Ministri ndërkohë thotë se rasti nuk duhet politizuar, sepse fëmijë me një patologji kaq të rëndë, fatkeqësisht vdesin kudo në botë

Shkup, 11 nëntor – Gjendja në shëndetësi dhe rastet tragjike të ndodhura gjatë muajve të fundit në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve janë bërë shkak i përplasjeve politike. Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon që ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari të japë dorëheqjen dhe të marrë përgjegjësinë për disa ngjarje tragjike të ndodhura në periudhën e kaluar. Madje, partia e Ali Ahmetit e akuzon Taravarin për një tendencë të qëllimshme për të margjinalizuar dhe zëvendësuar personelin mjekësor shqiptar me staf maqedonas.

Sipas BDI-së, nga ana e ministrit të Shëndetësisë ka mungesë përkushtimi dhe përgjegjësie, gjë që është e papranueshme, sidomos kur është në rrezik shëndeti dhe jeta e fëmijëve.

“Muajt e fundit, sistemi shëndetësor në Maqedoninë e Veriut ka përjetuar ngjarje tragjike që kanë tronditur thellë opinionin publik. Humbja e pashpjegueshme e jetës së foshnjave në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve është një alarm i qartë për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet shëndetësia jonë. Për më tepër, është shqetësuese të vërejmë një tendencë të qëllimshme për të margjinalizuar dhe zëvendësuar stafin mjekësor shqiptar me personel maqedonas, siç është rasti i fundit në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë. Këto veprime jo vetëm që minojnë kohezionin e brendshëm të institucioneve shëndetësore, por edhe dëmtojnë cilësinë e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve tanë. Qytetarët kërkojnë që Ministri i Shëndetësisë të japë dorëheqjen e menjëhershme dhe të mbajë përgjegjësi për këto dështime të rënda. Gjithashtu, bëjmë thirrje për një hetim të pavarur dhe transparent mbi vdekjet e fundit në Klinikën Pediatrike dhe për ndalimin e menjëhershëm të diskriminimit ndaj stafit mjekësor shqiptar”, akuzojnë nga BDI

Në ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, nuk ka marrë ende raportin e Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor nga inspektimi i jashtëzakonshëm i kryer në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve pas vdekjes së vajzës pesëvjeçare, e cila ndërroi jetë nga pezmatimi i trurit.

Ndërsa reagoi në lidhje me akuzat e BDI-së, të cilat i cilësoi të papranueshme, për Taravarin nuk është etike që për kalkulime politike të përdoren raste tragjike.

“Rastet kur fëmija është vërtet i sëmurë dhe patologjia ishte vërtet e rëndë – nuk duhet të politizohen, sepse fëmijët, për fat të keq, vdesin nga meningo-encefaliti në të gjithë botën. Ndodh edhe këtu. Drejtori ka treguar edhe statistika për vdekshmërinë në Klinikë, kështu që nuk është diçka spektakolare siç tregojnë ata, sepse në një farë mënyre duan të largojnë vëmendjen e publikut nga problemet reale, ndaj kështu kritikojmë Taravarin apo drejtorin e Klinikës së Fëmijë dhe do të themi se ka vdekur një fëmijë. Aty ku kishte fenomene ndoshta neglizhence mjekësore, ne ndërmorëm hapa. Shumica e njerëzve vdesin në spital, njerëzit nuk vdesin në shtëpi. Pra, të gjithë pacientët e rëndë që për fat të keq kanë sëmundje të rënda aty trajtohen dhe për fat të keq disa njerëz vdesin”, theksoi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Përndryshe, në Klinikën e Fëmijëve në një periudhë prej një muaji ndodhën tre vdekje, kurse e fundit në seri ishte vdekja e një vajze pesëvjeçare, e cila vdiq më 5 nëntor në Klinikën e Fëmijëve nga inflamacioni i trurit.

Vajza, sipas informacioneve zyrtare, ishte shtruar më parë në spital për shkak të dhimbjes së fortë të kokës. Pasi u shtrua në klinikë, e ndjera u trajtua fillimisht në Repartin e Neurologjisë, por pas përkeqësimit të gjendjes së tij, u transferua në Repartin e Mjekimit Intensiv. Aty vajza u intubua, por me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, nuk u arrit të shpëtohet dhe ndërroi jetë dy ditë më parë.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...