Lajme

Toshkovski për aksionin e sotëm policor: Ka kallëzim penal ndaj ish-kryeministrit dhe ish-zv.kryeministrit

Ish-kryeministër, ish-zëvendëskryeministër dhe ish-sekretar i përgjithshëm i Qeverisë janë pjesë e aksionit policor në shkallë të gjerë në rastin që lidhet me Lotarinë Shtetërore. Dy prej tyre nuk janë në dispozicionin e organeve të rendit dhe nuk janë në shtet, tha sot ministri i brendshëm Pançe Toshkovski. Ndaj këtyre personave është ngritur kallëzim penal për dëmtim të buxhetit me mbi 8 milionë euro përmes aktiviteteve kriminale.

“Kallëzim penal u dorëzua në Prokurorinë Publike në Shkup kundër 8 personave, njëri prej të cilëve është ish-kryeministër, njëri është ish-zëvendëskryeministër, njëri është ish-drejtor i një personi juridik, njëri është ish-sekretar i përgjithshëm, pjesa tjetër janë nëpunës shtetëror që punojnë te njëri nga personat juridik”, tha Pançe Toshkovski -Ministër i Brendshëm.

Në këtë rast përfshihet edhe ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski, por edhe ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe drejtori i Lotarisë Shtetërore Përparim Bajrami. Për Grubin u raportua se kishte ikur në Kosovë, ndërsa më pas ai shkroi në rrjetet sociale se ishte në një vizitë private dhe do të kthehej.

“Dëshiroj të bëj një thirrje publike për njërin nga ata dy që dje tha se do të kthehej vullnetarisht në Maqedoni. Unë do të doja ta besojë atë, ai tha se ishte i pastër si loti, unë do të doja ta besoja përsëri dhe këtu po dërgoj publikisht porosinë që të kthehet në Maqedoni, nëse nuk është kthyer ende, dhe tu lejojë institucioneve ta zhvillojnë siç duhet këtë procedurë për të vendosur përfundimisht drejtësinë”, tha Pançe Toshkovski -Ministër i Brendshëm.

Lidhur me mënyrën në të cilën Grubi u largua nga vendi, Toshkovski nuk specifikoi nëse ishte në listën e ndalimit, sepse kundër tij ka lëndë në Prokurori, por tha se ishte e qartë se nëpunësit e policisë në vendkalimin kufitar kishin bërë shkelje duke e lejuar atë të largohej nga vendi./

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Copyright © 2024. Rinosnews

Exit mobile version