Kaos në Kuvendin e Shqipërisë. Opozitarët brenda sallës së Kuvendit mblodhën karriget, duke treguar “mosbindje” dhe duke penguar seancën plenare. Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, hodhi lëndë plasëse në sallë, gjë që u shoqërua me përjashtimin e saj nga seanca.
Nga ana tjetër, opozitarët e përjashtuar tentuan të hyjnë me dhunë në sallën e Kuvendit, teksa Garda e Republikës kishte bllokuar hyrjen në Kuvend me gardh metalik. Deputetët vijuan me përplasje fizike ndaj gardistëve, duke i qëlluar ata me shishe benzine, e duke djegur banderolat.
Mbështetësit e opozitës, të cilët po protestonin para bashkisë së Tiranës iu bashkuan deputetëve opozitarë në Kuvend, duke e bërë situatën edhe më tensionuese.
“Mosbindja civile do të vazhdojë derisa të plotësohet kërkesa jonë për qeveri teknike”, u shpreh deputeti opozitar, Noka. Së fundmi, opozita në Shqipëri ka protestuar në mënyra të ndryshme. Ata kërkojnë largimin e Partisë Socialiste nga pushteti dhe zëvendësimin e saj me një qeveri teknike para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.