Dy sulme të ndryshme kanë ndodhur sot pasdite në Qytetin e Shkupit. Dy të rinjë në dy lokacione të ndryshme janë sulmuar.
Prindërit e tyre pohojnë se fëmijët e tyre janë sulmuar nga tifo-grupi Komitët.
“Sulmi që ka ndodhur te Ambasada e Greqisë ora 16.20. Komitat e kanë sulmuar djalin dhe një shokun e tij prej mbrapa. Turma ka qenë mbi 15 persona. E kanë humbur vetëdijen, brenda kohës ka ardhur policia, policia ndihmën e shpejt nuk e ka thirrë, unë vetë si prindër e kam thirrë”, tha Demirali Hazir – babai i të sulmuarit A.H.