Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Spitali “Kozle”: Nuk ka pasur lëshime në rastin e foshnjës 14-muajshe! Mjekët kanë dhënë terapinë e duhur

Spitali “Kozle” në Shkup përmes një njoftimi për media kanë pohuar se foshnja 14 muajshe nga fshati Goshincë e cila ndërroi jetë ditë më parë, ka marrë trajtimin e duhur me terapi, ndaj sipas tyre mjekët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

“Kolegjiumi i ekspertëve pranë ISHP Spitalit për sëmundjet e frymëmarrjes tek fëmijët – Kozle, pohon me përgjegjësi se të gjithë mjekët që janë përfshirë në trajtimin e foshnjës kanë ndërmarrë dhe kryer të gjitha ekzaminimet dhe hetimet në dispozicion dhe të nevojshme, është dhënë terapia e duhur sipas protokolleve mjekësore, nuk u konstatua asnjë dështim në trajtimin e fëmijës, në përputhje me të gjithë dokumentacionin mjekësor si dëshmi në klinikë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Nga aty thonë se u vjen keq dhe i shprehin ngushëllimet familjes për humbjen e fëmijës.

“Klinika për fëmijë-Kozle, si gjithë publiku, është në pritje të mendimit të komisionit etik të Odës së Mjekësisë së Maqedonisë dhe më pas do të ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm përkatës”.  

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni