Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Sot, 35 vite nga rënia e Murit të Berlinit

9 nëntori është një ndër datat më të rëndësishme të historisë së re gjermane. Një ditë, me të cilën gjermanët sjellin në kujtesë tmerrin dhe gëzimin, që nga nata e pogromit 1938 e deri tek rënia e Murit të Berlinit 1989.

Më 9 nëntor Gjermania feston 35 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Një ngjarje që ndryshoi botën. Një vit më vonë, më 3 tetor 1990, Gjermania u ribashkua pas 41 vitesh ndarjeje.

Me rrëzimin e diktaturës së dytë në tokën gjermane, pra fundin e RDGJ-së, u zhduk nga harta politike kampi real-socialst në Evropë. Konflikti Perëndim-Lindje përfundoi. 9 nëntori 1989 shënon një ditë me rëndësi të veçantë për historinë e Gjermanisë dhe të Evropës.

09.11.1918

Por në kalendarin historik gjerman 9 nëntori ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në epoka të tjera: Më 9 nëntor 1918 socialdemokrati Philipp Scheidemann, deklaroi nga një ballkon i Reichstag-ut (parlamenti) në Berlin se Gjermania ishte tashmë Republikë. Monarkia e perandorit Wilhelm II. kishte marrë fund: “Punëtorë dhe ushtarë, ndërgjegjësohuni mbi kuptimin historik që sjell kjo ditë. Ka ndodhur diçka e padëgjuar: Do të hasim punë të mëdha dhe të vështira. Gjithçka për popullin, gjithçka me popullin. Nuk do të lejohet të ndodhë asgjë që mund të cënojë nderin e lëvizjes punëtore. Jini të bashkuar, të sinqertë dhe të përgjegjshëm. E vjetra dhe e krisura – monarkia – u shemb. Rroftë e reja, rroftë Republika e Gjermanisë.”

09.11.1923

Demokracia e re në Gjermani pati një fillim të vështirë. Të majtët dhe të djathtët donin ta rrëzonin atë sa më parë. Më 9 nëntor 1923 në Mynih qindra nacionalsocialistë (nazistë) vërshuan drejt ndërtesave shtetërore në një përpjekje për puç. Udhëheqësi i tyre ishte Adolf Hitler, i cili 10 vite më vonë do të merrte në mënyrë totalisht ligjore pushtetin në Gjermanidhe do të shkaktonte krizën më të madhe në histori: Luftën e Dytë Botërore

09.11.1938

Gjatë kësaj lufte hebrejtë u luftuan sistematikisht, deri sa në vitin 1942 filloi makineria për asgjësimin e plotë të tyre. Më 9 nëntor 1938, pra para fillimit të Luftës, në mbarë Gjermaninë iu vu zjarri sinagogave, dyqanet e hebrejve u shkatërruan pothuajse të gjitha. Rreth 100 njerëz u vranë, 26.000 të tjerë u deportuan në kampe përqendrimi. Pogromi u quajt në mënyrë cinike “Reichskristallnacht” dhe do të shërbente si “provë e parë gjenerale” për Holokaustin. 9 nëntori 1938 është data më e tmerrshme në radhën e ditëve historike gjermane.

09.11.1989

Një kontrast gjigant ishte 9 nëntori 1989, dita e rënies së Murit të Berlinit. “E pabesueshme” ishte fjala që dëgjohej më shpesh atë natë, kur qytetarëve të RDGJ-së iu hapën krejt papritur kufijtë. Në fakt muaj më parë ishin zhvilluar demonstrata kundër regjimit totalitar të shtetit RDGJ. Mijëra njerëz kishin hyrë në ambasadën e RFGJ-së dhe të disa vendeve evropiano-lindore duke kërkuar azil politik. Presioni për të lehtësuar mundësinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve të RDGJ-së kishte muaj që rritej nga dita në ditë. Por me atë që ndodhi më 9 nëntor 1989 nuk kish llogaritur askush: Kur gjatë një konference ndërkombëtare në Berlinin Lindor u deklarua, se do të hynin menjëherë në fuqi ligje të reja për lëvizjen e lirë, nuk kishte më asnjë mundësi për t´i ndaluar masat. Dhjetëra mijëra njerëz kaluan menjëherë kufirin e brendshëm të qytetit të ndarë Berlinit. Gëzimi ishte në kuptimin e plotë të fjalës `pakufij’.

Pas kësaj nate nuk kishte më kthim pas. E çara e parë në Murin e Berlinit solli shembjen e plotë të sistemit të sëmurë. Data 9 nëntor shkruajti për herë të katërt histori gjermane – por këtë radhë histori të mrekullueshme. Këtë fakt nuk e ndryshojnë dot as vështirësitë që solli në Gjermani rënia e Murit të Berlinit. Krijimi i unifikimit së brendshmi ka nevojë për më shumë kohë se sa ribashkimi shtetëror.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...