Dekretet për tërheqjen e shtatë ambasadorëve nga kabineti i presidentes Gordana Siljanovska-Davkova janë publikuar në numrin e fundit të Gazetës Zyrtare të datës 11 nëntor.
Bëhet fjalë për ambasadorë të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm në pesë vende dhe dy organizata. Në mesin e tyre është edhe ambasadori i Maqedonisë në NATO me seli në Bruksel, Dane Taleski, i cili, sipas vendimit, do të qëndrojë ambasador deri më 15 janar 2025, ndërsa gjashtë të tjerëve mandati ju përfundon më 30 nëntor të këtij viti.
Nga 1 dhjetori i përfundon mandati Teuta Agai Demjaha, e cila është shefe e misionit të Maqedonisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
Ndër ambasadorët e tjerë të tërhequr është Danço Markovski në Shqipëri. Markovski u thirr në bisedë nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mutsunski, lidhur me aktivitetet e diplomacisë maqedonase në lidhje me regjistrimin e popullsisë që u bë në Shqipëri.
Dekrete janë tërhequr edhe për ambasadoren në Selinë e Shenjtë në Vatikan, Maria Efremova, pastaj për Faton Beita nga Danimarka, Sally Limani nga Kazakistani dhe Shaban Jashari, i cili është ambasador në Katar me qendër në Doha.