Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Siljanovska përsëriti se komisioni për falje ka dhënë dorëheqje për arsye personale e jo për faljet e fundit

Presidentja Siljanovska Davkova doli në mbrojtje të komisionit të dorëhequr për falje duke përsëritur arsyet, se anëtarët kanë dhënë dorëheqje për arsye personale profesionale dhe jo se kanë pranuar gabimin që bënë duke dhënë pëlqim për falje të dhjetë personave të dënuar, mes të cilëve ish kryetari i Manastirit Vlladimir Taleski, Marjan Efremov si i dyshuar i parë te rasti “Spiuni” si dhe krerë të narko klaneve të dënuar për drogë dhe armëmbajtje.

“Komisioni për arsye personale profesionale dha dorëheqje, kjo është diçka tjetër. Ne jemi në bisedime për përbërje të re të komisionit. Unë asnjëherë nuk i bëj gjërat shpejt e pranoj. Bisedojmë, duhet të gjitha profilet të jenë të përfshirë brenda që të mundet me të vërtetë në fund që ai proces i faljes i cili fillon në Gjykatë e përfundon me nënshkrim, por me pëlqim paraprak të komisionit, të jetë i suksesshëm”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova – Presidente.
Për të formuar komisionin e ri, ajo po konsultohet me ekspertë të fushës, me njerëz nga shëndetësia, psikologë, neuropsikiatër dhe gazetarë. Thotë se duhet të merren mendimet e të gjithë ish anëtarëve të komisioneve, për të dëgjuar përvojat e tyre.
Edhe pse personat e fundit të falur i takojnë kategorisë së rëndë të narko klaneve, por edhe ish funksionar i cili ka keqpërdorur buxhetin publik, Davkova është e mendimit se çdo i dënuar meriton mundësi për risocializim. Përndryshe, ka frikë se ndoshta Komisioni Evropian mund të akuzojë se shteti po kryen torturë ndaj të dënuarve, duke ua shkelur të drejtat themelore të njeriut si dhe mundësinë për falje.

“Unë kam mendim pak më ndryshe. Edhe anëtarët e komisionit edhe unë jemi udhëhequr nga filozofia për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Unë kam besuar dhe ende besoj se njerëzit edhe kur janë në burg janë njerëz, ndoshta kanë dalë nga lëkura ndonjëher. Por të mos harojmë se edhe ata janë qytetarë. Në burgje nuk qëndrojnë, por mund të qëndrojnë, vetëm shkencëtarë e intelektualë, por njerëz të cilët kanë gabuar dhe për këtë ka të drejtë për falje nëse pas gabimit kanë bërë hapa për risocializim”, shtoi Gordana Siljanovska Davkova – Presidente.

Siljanovska pret që fillimisht Gjykata në hapjen e dosjes për falje, të përmendë të gjitha aktet relevante e jo vetëm veprën e kryer dhe sjelljen. Nëse nuk e bënë këtë, shton se komisioni por edhe vet ajo, nuk e kanë ndërmend të bëhen organe hetuese për të hetuar personalitetin e personit të dënuar. 

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...