Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shumë keqpërdorime – Pritet të vonohet dhjetë kilometërshi i dytë i autostradës Shkup – Bllacë

Autostradës Shkup-Bllacë nuk po i shkruhet mirë. Nëse nga kufiri i Bllacës drejt Shkupit, dy kilometrat e para janë gati, të njëjtat nuk mund të lëshohen në përdorim, sepse nuk lidhen askund.

“Kështu duket përfundimi i dy kilometërshit të parë Shkup – Bllacë. Pra përfundojnë këtu në një greminë e cila nuk ka dalje dhe nuk ka se ku të lidhet. Duheshte të lidhet te kodrina prapa meje që shihet në të cilën ishte paraparë që të ndërtohet tunel mirëpo ky tunel nuk do të ishte i vetmi që do të ndërtohet, sipas projektit fillestar janë paraparë edhe pesë tunele të tjera”, raporton gazetari i Alsat, Zekirija Haxhiu.

Gjithsej gjashtë tunelet janë të parashikuar në projektin e dhjetë kilometërshit të dytë që do të ndërtoheshte deri te qarkorja.

Megjithatë ky projekt ka mbetur në udhëkryq. Ministri i Transportit dhe Lidhjes, Aleksandar Nikolloski, dje në Kuvend njoftoi se ish drejtori i “Rrugëve Shtetërore” Ejup Rustemi, qëllimisht dy herë ka ndryshuar projektin, dhe kjo ka shkaktuar rritjen e çmimit të realizimit, nga 170 milion, në 240 milion euro.

“Ja ku është dokumenti. Ky është një dokument që për herë të parë del në publik.  Më falni por unë krime të Ejup Rrustemit nuk do të realizoj. 70 milion euro plus të paguajnë qytetarët e Maqedonisë me mundësi aneksi prej 20% që mund të shkojë deri në 300 milion, unë këtë nuk do ta lejoj”, u shpreh Aleksandar Nikolloski – Ministër i Transportit dhe Lidhjes.

Ndryshimi i projektit siç sqaroi Nikolloski, është bërë me qëllim që tunelet të mund t’i realizojë vetëm një kompani e afërt me BDI-në. Ai tha se edhe disa kompani kanë blerë parcela siç tha qëllimisht pasi kanë mësuar se aty do të kalonte traseja e autostradës.

“A e keni të njohur kompaninë Jubaj 2 Ahmet? Unë dhe opinioni e njohim, por edhe MPB. Frukta Fruta a e keni të njohur? Unë e njoh. Kadis Holding? Edhe atë nuk e njihni, mirë… Atlantik Dooel a ju duket e njohur? Vetëm këto tani po i lexoj”, vazhdoi tutje Aleksandar Nikolloski – Ministër i Transportit dhe Lidhjes.

Nga BDI thanë sot se Nikollovski dëshmoi se asnjë funksionar i BDI-së nuk ka blerë toka.

“Nikollovski në Kuvend shpalosi emra të 4 kompanive që kanë blerë tokë në aksin Shkup – Bllacë për nevojat e tyre dhe asnjëra nga ato nuk ka asnjë lidhje të vetme me asnjë funksionar të BDI-së. Nikollovski dje në Kuvend e demantoi veten dhe VMRO DPMNE-në”, thanë sot nga BDI.

Dy kilometrat e parë nisën të ndërtohen në vitin 2019 ndërsa punimet duhej të kishin përfunduar vitin e kaluar. Nga ana tjetër e kufirit, Kosova ka përfunduar autostradën “Arbën Xhaferi” që në vitin 2019.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...