Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Shtypja në emër të Islamit! Afganistan: Situatë e tmerrshme për gratë dhe fëmijët

Miliona njerëz në Afganistan varen nga ndihma humanitare. Gratë dhe fëmijët vuajnë më shumë. Situata tepër e rëndë

Prej ardhjes së talebanëve në pushtet në gusht 2021, Afganistani ka qenë në një krizë të thellë humanitare dhe ekonomike. Vendet që ishin të përfshirë ushtarakisht në Afganistan kanë një detyrim moral për të ndihmuar në rindërtimin e vendit, bazuar në Marrëveshjen e Dohas, tha Shir Mohammad Abbas Stanekzai më 18 nëntor në Kabul. Stanekzai është zëvendësministër i Jashtëm i talebanëve për çështjet politike. Ai u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe organizatave ndërkombëtare joqeveritare që të mbështesin Afganistanin me ndihma teknike, iniciativa për zhvillimin ekonomik dhe përmes bashkëpunimit bujqësor.

“NJË KËRKESË SHPËTIMI PREJ 800 MILIONË DOLLARËSH”

Talebanët shpresojnë të fitojnë më shumë mbështetje me pjesëmarrjen në forume ndërkombëtare, siç është konferenca e fundit e OKB-së për klimën. Sipas Graeme Smith, një ekspert i Afganistanit në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, para ardhjes së talebanëve në pushtet, vendi merrte rreth 800 milionë dollarë financim vetëm për klimën nga Fondi i Gjelbër Klimatik (GCF), Fondi Global i Mjedisit dhe Fondi Përshtatja.

Fondet fillimisht ishin të destinuara për energjinë e rinovueshme dhe projektet e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike. Me ardhjen e talebanëve në pushtet, mbetet e paqartë nëse projekte të tilla mund të zbatohen në rrethanat e reja. Bashkësia ndërkombëtare ende nuk e njeh qeverinë afgane të udhëhequr nga talebanët. Sepse talebanët nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre sipas Marrëveshjes së Dohas 2020, veçanërisht në lidhje me të drejtat e grave.

SHTYPJA NË EMËR TË ISLAMIT

“Talebanët pretendojnë se janë përfaqësues të kulturës dhefesëafgane. Por në realitet ata janë një grup i vogël njerëzish që nuk përfaqësojnë as vendin e tyre dhe as të gjithë zërat në këtë vend,” tha fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai në një intervistë për Deutsche Welle. Malala, e cila u qëllua në kokë nga talebanët në moshën 15-vjeçare, që nga shërimi i saj ka bërë fushatë për të drejtën e shkollimit, veçanërisht për vajzat. “Islami nuk e ndalon një vajzë të studiojë. Islami nuk e ndalon një grua të punojë”, theksoi Malala. Ajo u bëri thirrje vendeve myslimane dhe liderëve fetarë që të marrin një qëndrim të qartë kundër talebanëve.

Pas ardhjes në pushtet në verën e vitit 2021, talebanët filluan të shtypin sistematikisht gratë dhe vajzat nga jeta publike. Ato janë të përjashtuar nga institucionet arsimore dhe tregu i punës. Liritë e tyre janë kufizuar shumë. “Jam e lumtur kur mund të punoj dhe të fitoj para. Nuk më lejohet më të shkoj në shkollë”, thotë Mehrsana, një vajzë nga provinca e Heratit, e cila punon në një fermë. Në fermën ku punojnë vetëm gratë, ato lejohen të punojnë vetëm një muaj në vit. Ato nuk mund të punojnë tërë kohën.

Të miturit si ajo janë ndër viktimat kryesore të situatës katastrofike ekonomike. Kriza humanitare përkeqësohet çdo muaj. Pak para fillimit të dimrit, Federata e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) paralajmëroi urgjentisht për pasojat e kequshqyerjes akute të fëmijëve. “Nivelet e kequshqyerjes në vendin tonë janë tronditëse,” tha Mohammad Nabi Burhan, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe afgane, në tetor. Afganistani është një nga vendet më të varfra në botë dhe është shumë i varur nga ndihmat. Në vitin 2020, produkti i brendshëm bruto (GDP) ishte gati 20 miliardë dollarë, nga të cilat gati gjysma erdhi nga ndihma e huaj. Pas ardhjes së talebanëve, janë zvogëluar ndihmat dhe është përkeqësuar gjendja për miliona gra, fëmijë dhe familje.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...