Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Shqiptarët anë e mbanë botës sot festuan 112 vjetorin e pavarësisë së Shqipëri, Ditën e Flamurit

112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është pritur me festime, gëzim dhe krenari. Teksa sot, e gjithë Shqipëria dhe trevat shqiptare janë mbuluar nga flamujt kuq e zi. Ceremonia zyrtare u zhvillua në Sheshin e Flamurit në Vlorë, me prezencën e krerëve më të lartë të Shqipërisë dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në nder të ditës së Pavarësisë, veteranët e UÇK-së marshuan në pikën kufitare Morinë, në mënyrë simbolike me këngën për komandantin legjendar Adem Jasharin.

Mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat dhe diaspora u mblodhën në Tiranë në kuadër të “Paradës Kuqezi”. Atmosfera festive u pasurua nga pjesëmarrësit që paraqitën trashëgiminë e tyre kulturore përmes këngëve popullore, instrumenteve tradicionale dhe kostumeve karakteristike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Lugina e Preshevës.

Parada nisi nga sheshi “Nënë Tereza” me grupet e ansamblet që përshkuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Parada kulmoi me ngritjen e flamurit kuqezi. Një nga momentet emocionuese të paradës së sotme për mijëra shqiptarët ishte recitimi i poezisë së Gjergj Fishtës “Shqypnia e lirë,” nga aktori i njohur Reshat Arbana. 

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni