Connect with us

Hi, what are you looking for?

Blog

SHBA ultimatum Izraelit: Ose lejo urgjentisht qasjen e ndihmave humanitare në Gazë, ose ndërpritet ndihma ushtarake amerikane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shkruar letër më 15.10.2024 Qeverisë izraelite duke i dhënë 30 ditë afat për të mundësuar urgjentisht qasjen e ndihmave humanitare në Gazë ose do të përballet me ndërprerjen e ndihmës ushtarake amerikane.

Letra, e cila i bën thirrje Izraelit t’i japë fund “izolimit të Gazës veriore”, është paralajmërimi më i fortë i njohur me shkrim nga administrata e presidentit Joe Biden për aleatin e saj.

Situata në Gazën veriore është “dëshpëruese”, thotë OKB-ja, pasi qasja për shpërndarjen e ndihmave iu lejua pas më shumë se dy javësh.

Rreth 400 mijë palestinezë mbetën të izoluar në Gazën veriore, sipas OKB-së, e cila dënoi “numrin e madh të viktimave civile” në ditët e fundit.

Izraeli thotë se është duke i luftuar luftëtarët e Hamasit, të cilët janë rigrupuar në veri, në një ofensivë që ka detyruar mbylljen e puseve të ujit, furrave të bukës, pikave mjekësore dhe strehimoreve, sipas OKB-së.

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP) ka pasqyruar për BBC-në gjendjen e shpërndarjes së ndihmës në terren në Gaza.

Nuk ka ndihma të mjaftueshme, ka theksuar Matthew Hollingworth. “Ne nuk kemi pasur qasje dhe hapësirë ​​për të bërë punën tonë”, thotë ai.

“Asgjë nuk po shkon në veri të Gazës. Ne sapo patëm futje të 12 kamionëve – por kjo nuk mjafton. Ne kemi nevojë për dërgesa çdo ditë” – thotë ai.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni