Për ligjin e gjuhëve ka folur edhe kreu I ASH-së, Ziadin Sela. Duke komentuar rendin e ditës së gjykatës kushtetuese, Sela thotë se në rrezik është i gjithë ligji e jo vetëm tre nene për të cilat pohonte Mickoski. Në mesin e iniciatorëve ishte edhe vet VMRO-ja, andaj Sela i bën thirrje Mickoskit që të mos e prekin gjuhën shqipe.
“Një apel Qeverisë, Hristijan Mickoskit, është mëse e qartë që s’është në pyetje më Gjykata Kushtetuese, por është iniciativa juaj për tu prek te gjuha shqipe. Thirni mëndjes dhe mos e prekni gjuhën shqipe”, tha Ziadin Sela Kryetar i ASH.