Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Sa ishte në koalicion me VMRO -në, BDI-ja kishte tentuar që për stemën e shtetit shqiptarëve tua imponojë edhe luanin e VMRO-së

Derisa BDI-ja vazhdon të bëjë rojtarin e gjuhës nga gjykatësit kushtetues, rikujtojmë që gjatë kohës derisa ishte në pushtet, BDI-në mundohej me gjitha forcat t’u impononte shqiptarëve ndryshimin e stemës së Maqedonisë, sipas dëshirave të VMRO-DPMNE-së në krye me Nikolla Gruevskin. Simboli i ri stemës do të ishte luani i verdhë i ngritur në dy këmbë, i cili ishte identik me logon e VMRO-së. Kjo, nuk ishte problem për partinë e Ali Ahmetit, e cila, madje arsyetonte se luani ishte edhe simbol shqiptar dhe i përdorshëm nga Bashkia e Durrësit.

“Sipas të dhënave që ne i posedojmë si Ministri, ka elemente që kanë të bëjnë me kulturat e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë. Elemente të cilat në njëfarë mënyre, bashkojnë kulturat edhe nga aspekti historik. Përmbajtja e stemës simbolizon, pasqyron elementet që në aspektin historik kanë qenë prezentë në shumë qytete feudeale shqiptare”, deklaroi Adnan Jashari, ministër i Drejtësisë.

Megjithatë, historianët e përgënjeshtruan pasi simbole të kafshëve në nivel lokal janë përdorur edhe nga qytetet e tjera si për shembull nga Pogradeci që ka përdorur gjarprin. Kjo, nuk do të thotë se është simbol kombëtar. Veç kësaj, stema nuk pasqyronte karakterin multi-etnik të shtetit.

“Nuk kam hasur asnjë element dekorativ me figurën e luanit. Pra, gjitha veshjet edhe të meshkujve edhe të femrave kanë dekorime, por luani në asnjë veshje rreth 1200 apo 1300 pjesë e veshjeve popullore nuk e ka pasur. Nuk përjashtohet se edhe në mesin e dy-tre princave shqiptar ka qenë edhe elementi, domethënë kanë përdorur luanin, por ka qenë lokal, jo e përgjithësuar”, tha Nebi Dervishi, historian.

“Unë si historian nuk shoh asnjëfarë elementi shqiptar në atë stemë dhe te luani. Edhe pse dikur fiset ilire e kanë përdorur luanin, por sot kurrgjë s’kemi të përbashkët me luanin, në veçanti pas luftërave të Skënderbeut”, u shpreh Vebi Xhemaili, historian shqiptar.

Se cili ka qenë qëndrimi i qytetarëve, për çështjen e stemës, mbase kjo deklaratë e një qytetari gjatë vitit 2014, e tregon më së miri.

“Më duket se është pak, duhet edhe atë kryqin ta vënë dhe do të kompletohet. Çdo stemë e cila nuk përfaqëson shumëkombësinë në Maqedoni, është e kotë. Ata mund të bien çfarëdolloj steme të duan, mirëpo ne si komunitet nuk do t’i pranojmë. Edhe do t’i injorojmë në çdo moment”, tha një qytetar.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni