Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë sot para mediave në Bruksel se është i vetëdijshëm për tensionet aktuale në Ballkanin Perëndimor.
Ai gjithashtu përmendi edhe procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilin u shpreh se nuk po ecën siç do të donin ata.
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe faktin se dialogu i Prishtinës me Beogradin i lehtësuar nga BE-ja nuk po ecën përpara siç do të donim, dialog të cilin ne e mbështesim”, tha Rutte.
Ai gjithashtu u shpreh i shqetësuar edhe për tensionet në Bosnjë e Hercegovinë dhe përpjekjet për ta ndarë shoqërinë në këtë shtet.
“Sigurisht që jemi të shqetësuar për tensionet që ende përpiqen të orientojnë ndarje brenda shoqërisë së Bosnjë e Hercegovinës. Pa dyshim do të jetë në agjendë dhe të jemi të sigurt që bëjmë gjithçka për të mbështetur Ballkanin Perëndimor”, tha sekretari i NATO-s
Ai e vlerësoi takimin e kancelarit Olaf Scholz me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se Gjermania po bënë përpjekje që vendet e Ballkanit t’i ofrojë më afër BE-së dhe NATO-s, ato të cilat nuk janë pjesë e Aleancës Veriatlantike.