Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Rusia kërkon që Turqia “të pajtohet” me Sirinë, Asad takohet me Erdogan në Moskë

Kremlini tha të martën se Rusia do të donte që Turqia dhe Siria të përmirësonin marrëdhëniet me njëra-tjetrën. Reagimi erdhi pas lajmeve se Presidenti sirian, Bashar al-Assad, do të zhvillojë një takim zyrtar me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan në Moskë.

Sipas të përditshmes turke “Daily Sabah”, e cila citonte burime që kishin dijeni mbi çështjen, takimi mund të mbahet në gusht dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, do të ishte ndërmjetës i bisedimeve.

“Shumë shtete dhe sigurisht Rusia si vend që luan rol të rëndësishëm në rajon, janë të interesuar për të ndihmuar dy shtetet që të vendosin marrëdhënie”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov, në një konfernecë për mediat.

Asad, aleat i ngushtë i Putinit, tha në korrik se do të takohej me Erdoganin vetëm nëse bisedimet mes dy shteteve do të përqendroheshin te çështja kyçe, mbështetja e Turqisë për grupet që Siria i quan terroriste dhe tërheqjen e trupave turke nga territori sirian.

Peskov nuk konfirmoi nëse takimi në Moskë do të mbahej apo jo, por tha nuk ishte në gjendje të jepte më shumë informacion lidhur me këtë çështje.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...