Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Raporti i Këshillit Europian për RMV: Shëndetësia përtokë!

Edhe pse shëndetësia parësore në Maqedoninë e Veriut ofrohet pa pagesë, KE thekson se financimi i saj është dukshëm nën mesataren e Bashkimit Evropian. Vëllimi i shërbimeve shëndetësore dhe disponueshmëria e tyre, veçanërisht shërbimet mjekësore të specializuara dhe shpërndarja e tyre gjeografike, sipas raportit, janë të pamjaftueshme

Shkup, 1 nëntor – Shëndetësia është një nga shfrytëzuesit më të mëdhenj të buxhetit kombëtar, ndërsa shërbimet inspektuese janë të rrezikuara ndaj korrupsionit. Nuk ka kritere efektive për shënimin e çmimeve të shërbimeve shëndetësore apo ilaçeve. Procedurat për mjekim jashtë vendit nuk janë as transparente as objektive. Shpenzimet për shëndetësi nga xhepi personal janë të lartа, gjë që është një pengesë për qasje të barabartë në shëndetësi, janë vetëm një pjesë e situatave në vend, të konstatuara në Raportin e Komisionit Evropian (KE) për përparimin në vitin 2024.

Edhe pse shëndetësia parësore në Maqedoninë e Veriut ofrohet pa pagesë, KE thekson se financimi i saj është dukshëm nën mesataren e Bashkimit Evropian. Vëllimi i shërbimeve shëndetësore dhe disponueshmëria e tyre, veçanërisht shërbimet mjekësore të specializuara dhe shpërndarja e tyre gjeografike, sipas raportit, janë të pamjaftueshme.

Nga KE-ja kujtojnë se punonjësit shëndetësorë vazhdojnë të largohen nga shëndetësia publike për sektorin privat ose për të punuar jashtë vendit. Gjithashtu theksohet se pavarësisht ekzistencës së aplikacionit “e-shëndetësia”, udhëzime akoma jepen në letër. Legjislacioni kombëtar për kontrollin e duhanit në masë të madhe është harmonizuar me Bashkimin Evropian, por, siç u nënvizua, nuk është zbatuar sistematikisht. Pirja e duhanit në masë të madhe është ende e toleruar dhe pasanksionuar  në restorante dhe objekte të tjera të brendshme, konkludon KE, duke përfshirë zyrat publike dhe disa institucione mjekësore.

“Shkalla e vaksinimit është e ulët për disa sëmundje. Është rritur ndërgjegjësimi dhe numri i transplanteve të realizuara të gjakut, indeve, qelizave dhe organeve, megjithëse kuadri ligjor nuk është ende plotësisht i harmonizuar me Bashkimin Evropian dhe TI moduli për transplantimin e indeve ende nuk është vendosur. Harmonizimi me Bashkimin Evropian për të drejtat e pacientëve në kujdesin shëndetësor ndërkufitar nuk ka filluar ende”, shtohet në raportin.

Nuk ka pasur asnjë përparim kur bëhet fjalë për ilaçet për njerëz, as për ilaçet për përdorim veterinar. Me Bashkimin Evropian nuk është harmonizuar as legjislativa kombëtare kur bëhet fjalë për kozmetikën.  Është rritur financimi i sëmundjeve të rralla, por, sipas raportit të KE-së, pamjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet për trajtim mjekësor për të gjithë pacientët e regjistruar. Përpjekjet për të luftuar pabarazitë në shëndetësi, veçanërisht për romët dhe njerëzit që jetojnë në varfëri dhe në zona të largëta, janë kryer kryesisht nga organizatat ndërkombëtare dhe sektori joqeveritar, jo nga autoritetet shëndetësore.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...