Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Rama: Jam i trishtuar për Maqedoninë

Kryeministri i Shqipërisë deklaroi se është i trishtuar që Maqedoninë e Veriut nuk hapi kapitujt e anëtarësimit me BE-në. I pyetur nga një gazetar bullgar, nëse qëndron pas kritikave të ashpra ndaj Bullgarisë tani që rruga e Shqipërisë u zhbllokua, Rama u përgjigj pozitivisht duke thënë se është veprim i sëmurë bilateralizimi i proceseve që lidhen me BE-në.

“Më duhet ta themi se jemi shumë të trishtuar, dhe e them sinqerisht, që Maqedonia e Veriut nuk ka akoma mundësi të hyjë në këtë fazë të procesit kur ata kanë qenë ndër të parët, ose të parët që e kanë filluar këtë proces. Prandaj kur flas për poshtërimet tona, kur u refuzuam tre herë radhazi, ndihem disi i turpëruar sepse më duhet të mendoj për poshtërimin e Maqedonisë së Veriut. Ata e ndryshuan madje edhe emrin për të qenë në gjendje të fillojnë këtë proces. Prandaj, po, qëndroj pas gjithçkaje që kam thënë për miqtë tanë bullgarë sepse historia nuk mund të jetë arsye për të penguar fillimin e negociatave. Pikëpamjet e ndryshme se kush është nena e heronjve tanë dhe me kë ka bërë dashuri, dhe cili ishte identiteti i tyre biometrik në atë kohë dhe me kë kanë qenë të lidhur kur kanë vendosur të bëjnë dashuri, janë tema interesante për historianët, por jo pjesë e çfarëdo gjëje që na lidh për t’u bërë pjesë e BE-së,” deklaroi Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Hungaria thotë se do të vazhdojë të mbështesë procesin për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Besoj se Maqedonia e Veriut do të kishte merituar të fillonte hapjen e negociatave po ashtu. Të gjithë e dimë se çfarë pengesash ekzistojnë në këtë rrugë dhe mund t’u premtoj si presidencë hungareze dhe si një vend pro zgjerimit, se ne do të vazhdojmë të mbështesim të dy vendet të kalojnë procesin e negociatave sa më shpejt që është e mundur”, tha Peter Szijarto, Ministër i Jashtëm  i Hungarisë, Presidenca e BE-së.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria filluan njëherësh procesin e skriningut në vitin 2022. BE-ja kishte deklaruar se është në interes edhe të dy vendeve, edhe të BE-së që fillimi i procesit të zhvillohet paralelisht. Megjithatë, për shkak të bllokimit nga Bullgaria, kjo rrugë është ndërprerë për Shkupin. 

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...