Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosova

Pse Kosova nuk mori njohje të reja në qeverisjen e Kurtit?

Ka gati katër vjet prej kur diplomacia kosovare udhëhiqet nga Donika Gërvalla Sëarchz, e po kaq janë bërë edhe nga njohja e fundit që ka marrë Kosova nga një shtet.

Izraeli që erdhi si njohje nga marrëveshja e Uashingtonit, ishte e fundit që do të shënohej në listën e shteteve që kanë pranuar Republikën e Kosovës si shtet të pavarur.

Por, MPJD në pyetjet e vazhdueshme të Dukagjinit për të ditur se cili është plani dhe si po veprohet tutje për të lobuar në njohjet e reja dhe nëse do ketë një të tillë deri në fund të vitit, kanë refuzuar që të përgjigjen.

Në mungesë të përgjigjeve nga Ministria që udhëhiqet nga Gërvalla, bashkëpartiaku i saj, Haxhi Avdyli ka thënë se po punohet me shtetet që kanë dyshime në për shtetësinë e Republikës.

“Ne jemi duke punuar me grupin e shteteve që janë të dyshimta apo që nuk e kanë vendosur në kuptimin që skanë vendosur që të njohin Kosovës. Ne po punojmë me një grup shtetesh nuk po them që janë enorme por një grup që mund të jenë 10 shtete që janë në proces, që kanë disa dilema e paqartësi. Pastaj është edhe ndikimi rus, kinez i vendeve të ndryshme që janë shtete të mëdha që po ndikojnë në këtë proces,” ka thënë Haxhi Avdyli nga Lista Guxo, raporton RTVDukagjini.

E që njohjet po varen prej rrethanave të tjera e thotë edhe anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme, Dimal Basha.

Sipas tij gjithçka po varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

“Njohjet e reja varen shumë edhe nga normalizimi i marrëdhënjeve të Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi një marrëveshje të cilën e shkel vet Serbia. Këtu është njëfar paradoksi sepse marrëveshjet behen, Serbia i shkel dhe Kosova ndëshkohet”, u shpreh Basha.

Por, kritikë të ashpër karshi kësaj çështje diplomatike kanë opozita.

Sipas Time Kadriajt, që përfaqëson AAK-në në komisionin parlamentar për punë të jashtme, kjo qeverisje do të njihet për populizëm e jo për punë të kryera.

“Në fakt nga kjo qeveri nuk do të kemi njohje, sepse me ato premtime që kanë ardh në pushtet që nuk do të dialogojnë, që do t’i shpërbëjnë të gjitha marrëveshjet me këtë qasje të kësaj qeverie jemi të izoluar, nuk do të kemi njohje,” ka thënë Kadriaj.

Kosovën që nga 2008-ta e deri më tani e kanë njohur 117 shtete të botës.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...