Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosova

Profesori në Prishtinë hedh flamurin kombëtar shqiptar në kosh, pezullohet nga detyra

Një profesor i lëndës së gjuhës angleze në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, është pezulluar nga puna, për shkelje të rëndë.

I njëjti siç njofton drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, përdhosi simbolet e kombit shqiptar, duke hedhur në kosh të plehrave gjatë një ore mësimi, flamurin KuqeZi, transmeton klankosova.tv.

Pezullimin e tij e bëri të ditur, vet drejtoresha e Arsimit, në reagimin e saj kundër përdhosjes së simboleve kombëtare shqiptare.

Ajo theksoi se ky incident është një veprim i papranueshëm, që është i dëmshëm për edukatën e brezit të ri dhe për krenarinë kombëtare, duke shtuar se profesori do të përballet me pasojat ligjore për sjelljen e tij.

Tutje mësohet se i njëjti profesor, dyshohet ta ketë përjashtuar nga ora mësimore një nxënëse e cila kishte shkuar në shkollë me plis në kokë dhe veshje me motive kombëtare shqiptare.

”JO PËRDHOSJES SË SIMBOLEVE KOMBËTARE
Të dashur qytetarë,

Me shumë keqardhje kemi marrë lajmin për një incident të papranueshëm, ku një profesor gjatë mësimdhënies ka shkelur rëndë respektin ndaj simboleve tona kombëtare. Në një ditë festive, kur duhej të ndihmonte fëmijët të shijonin dhe ndiheshin krenarë për identitetin e tyre, ai e hodhi flamurin kombëtar në koshin e mbeturinave.

Ky veprim është një shkelje e rëndë e çdo morali, etike dhe norme juridike.

Kosova është shtet demokratik dhe laik, ku simbolet kombëtare gëzojnë respekt të pakushtëzuar në çdo institucion, dhe askush nuk ka të drejtë t’i përdhosë ato.

Në këtë rast, ju njoftoj se profesori është pezulluar menjëherë nga detyra dhe do të përballet me pasojat ligjore për këtë sjellje të papranueshme.

Kosova e ka ndërtuar shtetin e saj mbi vlerat e respektit dhe krenarisë për simbolet kombëtare, dhe asnjë individ nuk duhet të ketë mundësinë t’i shkelë ato, e asnjëherë në institucionet e arsimit.

Le të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të simboleve tona kombëtare!
Faleminderit”.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...