Connect with us

Hi, what are you looking for?

Teknologji

Pilotët po stërviten me aeroplanin e parë 100 për qind elektrik

Pilotët po stërviten me aeroplanin e parë 100% elektrik, në Portugalinë Veriore.

Aeroplani i parë 100% elektrik, i certifikuar në botë, po përdoret për mësim në Viseu, në Portugalinë Veriore.

“Është një aeroplan, 100% elektrik, ka vetëm shtytje elektrike, të mundësuar nga dy bateri, secila prej 12.5 kilovat (KW), me fjalë të tjera, 25 kw në total, me një autonomi prej 50 minutash, peshon rreth 500 kilogramë dhe është krejtësisht e përshtatshme për fazat fillestare të mësimit”, thotë, José Madeira, CEO i Akademisë Ndërkombëtare të Fluturimeve.

Madeira ka shpejguar se një aeroplan me kerozin ka një kosto prej 150 eurosh në orë, ndërsa ai elektrik 7 deri në 8 euro, që është një dallim i madh.

“Në anën stërvitore dhe operacionale është një aeroplan më ergonomik dhe do ta bëjë më të lehtë mësimin për studentët tanë”, thotë piloti Ines Oliveira.

Fluturimi inaugurues i aeroplanit 100% elektrik, me dy vende, u komandua nga instruktori i lartë, Inês Oliveira.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni