Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Petrushevski: 300 milionë euro projekti për rrugën Shkup-Bllacë, kalkulime për përfitime personale për individë nga LSDM dhe BDI

“LSDM-BDI nuk bënë asnjë autostradë. Gjithçka bënë ishin vetëm kalkulime për krime dhe përfitime për individë”, thonë nga VMRO-DPMNE, duke potencuar se Autostrada Shkup – Bllacë me gjatësi prej 10 kilometrave është projektuar në trasenë që shtetit do t`i kushtojë 300 milion euro.

Deputeti i VMRO-DDPMNE-së, Brane Petrushevski tha se projekti i kësaj rruge ka qenë ide për përfitime personale e jo për ndërtim me çmim real.

“Është zgjedhur traseja, sipas së cilës një grup i caktuar njerëzish, pak para nisjes së projektit kanë blerë prona. Është e qartë se kreu I LSDM-së dhe BDI-së ka dashur që seriozisht të përfitojë nga eksproprijimi dhe traseja me shumë tunele. Për këtë është njoftuar PTHP-ja dhe presim procedurat. Populli pret përgjigje nëse qeveria e mëparshme ka dashur të inkasojë miliona përmes njerëzve të afërt. PTHP-ja të inicojë procedurë dhe të jep përgjigje. Maqedonia s`ka 300 milionë euro për t`i hedhur në autostradën prej vetëm 10 kilometrave. Traseja duhet të riprojektohet dhe të fitohet autostrada me çmim shumë më të ulët”, tha Petrushevski.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Lajme

Gjuajtje të reja me armë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Çair të Shkupit, më saktësisht në lagjen Pere Toshev.Siç mësojmë jozyrtarisht është gjuajtur...

Lajme

Në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” sonte janë pranuar dy personat e lënduar në incidentin e ndodhur në Haraçinë të Shkupit. Njëri nga të lënduarit...

Blog

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Selës, Krenar Lloga tha se takimet me qytetarët do t’i fillojnë nga Shkupi si një kryeqendër dhe...

Blog

Fronti Evropian proteston me pankarta në Kuvendin e Maqedonisë. Mickoski: Ja qytetarë të nderuar këta janë njerëzit që mbrojnë vlerat europiane…

Bota

Gara për Shtëpinë e Bardhë mbetet ende e paqartë, në sondazhin e fundit mbarëkombëtar të CNN, përpara se të numërohen votat. Sondazhi, i kryer...

Bota

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar se Izraeli, me mbështetje perëndimore, po përgatitet të nisë një luftë rajonale. Ai tha se është e...

Bota

Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, është zotuar se do të hakmerret kundër sulmeve të Izraelit dhe aleateve të tij, Shteteve të Bashkuara, që...

Bota

Situata në Rripin verior të Gazës është “apokaliptike”, thanë të premten krerët e Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar se e gjithë popullsia e saj...