Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Për të tretën herë anulohet rigjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Për të tretën herë është shtyrë rigjykimi për spitalin modular në Tetovë pasi Gjykata e Apelit në Gostivar e ktheu në rigjykim pas seancës publike në prill të vitit 2024 dhe pas vendimit fillestar më 5 qershor 2023. Sot seanca është shtyrë pasi ka munguar gjykatësi Jordan Velkovski, ndërsa gjykatësja që e ka zëvendësuar atë e ka caktuar seancën e radhës më datë 15 janar 2025 në orën 10.

Tentimi i parë për rigjykim ka qenë më 26 qershor 2024, kështu që është shtyrë për më 25 shtator, kur gjithashtu nuk u mbajt seancë publike.

Gjykata e Apelit në muajin prill të këtij viti solli vendim ku urdhërohet të ketë gjykim të sërishëm për ish drejtorët e Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi, si dhe Institucionin publik shëndetësor Spitali klinik Tetovë si subjekt juridik. Për mjekun Boban Vuçevski, Gjykata e Apelit në prill të vitit 2024 e refuzoi ankesën e Prokurorisë dhe konfirmoi lirimin e tij.

Më 5 qershor 2023, Gjykata Themelore në Tetovë ka shqiptuar dënim me kusht për të akuzuarit drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi për veprat penale “vepra të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa personi juridik ISHP Spitali klinik është shpallur fajtor për veprën penale “shkaktim i rrezikut publik” në procesin gjyqësor pasi në spitalin modular në Tetovë shpërtheu zjarr në vitin 2021 ku humbën jetën 14 persona. Gjykata më pas vendosi që të lirojë dr. Boban Vuçevskin dhe të mos ketë përgjegjësi për Spitalin klinik për veprën penale “mosrespektim i rregullave shëndetësore”.

Sipas aktakuzës, të akuzuarve Florin Besimi dhe Artan Etemi iu konstatua dënimi me burg nga një vit e gjashtë muaj, dënim me kusht por që dënimi me burg nuk do të zbatohet nëse të akuzuarit nuk kryejnë vepër të re brenda tre viteve. Një person juridik është dashur të paguajë gjobë në shumë prej një milion denarë, 30 ditë pas aktgjykimit të plotfuqishëm.

Procesi i parë gjyqësor u zhvillua pasi më 8 shtator 2021 nga zjarri në spitalin modular në kuadër të Spitalit klinik të Tetovës humbën jetën 14 persona.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...