Connect with us

Hi, what are you looking for?

Teknologji

Parku i parë me Al do t’iu lejojë të flisni me bimët!

Por në shfaqjen e luleve në Chelsea vitin e ardhshëm, vizitorët do të inkurajohen të bisedojnë me kopshtin e parë ndonjëherë me Al. Bëhet e ditur se dizajneri i kopshtit Tom Massey ka bashkëpunuar me Microsoft për të krijuar kopshtin “inteligjent” Avanade, shkruan the Guardian. Sensorët në tokë janë në partneritet me një AI të trajnuar mbi të dhënat e bimëve dhe këshillat e kopshtarisë, që do të thotë se vizitorët mund të pyesin bimët: “Si jeni?”.

Massey tha se ato mund të përgjigjen me “kam nevojë për pak më shumë ujë”. Përveçse e bën kopshtarinë më të lehtë dhe më argëtuese, Massey tha se mund të ketë aplikime më të gjera. Siç raportohet sensorët me valë të fshehura në tokë matin lagështinë, nivelet e lëndëve ushqyese, aciditetin dhe alkalinitetin. Ai tha se teknologjia e thjeshtë e sensorëve mund të shpërndahet nëpër prona të mëdha, kështu që në vend që të ketë sisteme automatike të ujitjes që ndizen në varësi të kohës, bimët ujiten vetëm kur lagështia e tokës bie nën një nivel të caktuar.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni