Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Orban: BRICS ka kapërcyer ekonomitë perëndimore në tregun global

Sipas treguesve ekonomikë, grupi i vendeve BRICS tashmë ka tejkaluar Perëndimin në tregun global, tha sot kryeministri hungarez Viktor Orbán.

Duke folur për televizionin hungarez, Orbán tha gjithashtu se potenciali ekonomik i bllokut u theksua në samitin e BRICS në Kazan, Rusi.

Samiti i BRICS u mbajt në Kazan nga 22 deri më 24 tetor.

Duke folur për samitin e BRICS, Orbán tha se ishte “ekonomia e botës lindore”.

“Njëzet vjet më parë ky nuk do të ishte një lajm i madh, por tani këto vende, sipas treguesve ekonomikë, vlejnë më shumë se ekonomia perëndimore”, tha Orbán.

BRICS është një shoqatë ndërqeveritare e themeluar në vitin 2006 dhe Rusia mori presidencën e rradhës të bllokut më 1 janar 2024.

Përveç Rusisë, Brazilit, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, të cilat janë anëtarët e parë, BRICS tani përfshin Egjiptin, Etiopinë, Iranin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite, sipas faqes së internetit të presidencës ruse të BRICS.

Arabia Saudite thuhet se nuk e ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e saj, por ka marrë pjesë në takimet e BRICS.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Advertisement

Trendi

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni