Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbajtur një takim urgjent në qytetin amerikan, New York.
Barbara Woodward, ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në OKB, ka mbështetur thirrjen e sotme për të diskutuar “hapat urgjent” të nevojshëm për të adresuar “tragjedinë humanitare në Gaza”.
“Situata në Gazën veriore është e tmerrshme”, tha ajo.
“Përafërsisht 400 mijë gazanë janë urdhëruar të evakuohen prej veriut të vendit dhe të lëvizin drejt jugut në zonën humanitare të përcaktuar nga IDF. Shumë nga këta njerëz tashmë do të jenë zhvendosur, disa shumë herë më shumë dhe po kërkojnë dëshpërimisht për strehim. Por, nuk ka vende të sigurta në Gaza”, tha ai.
Ajo thotë se asnjë ndihmë ushqimore nuk arriti në Gazën veriore në gjysmën e parë të muajit tetor, duke akuzuar autoritetet izraelite se “mohuan ose penguan shumicën dërrmuese të lëvizjeve humanitare midis veriut dhe jugut”.
Ambasadorja e quan “të pandërgjegjshme” situatën dhe përsërit shqetësimin e Mbretërisë së Bashkuar për propozimet izraelite që kërkojnë të minojnë agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), e cila “është jetike për përgjigjen humanitare në Gaza”.