Jam thellësisht e zhgënjyer dhe e shqetësuar nga vendimi i drejtuesve dhe mësuesve në shkollën fillore “7 Masi” në Çellopek për të organizuar, por edhe nga miratimi i prindërve të nxënësve, fëmijëve të tyre për të marrë pjesë në një aktivitet shkollor të jenë të veshur me uniforma me stema nga grupe ushtarake informale nga e kaluara, e që parakalojnë me pushkë në duar. Kështu ka reaguar ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, e cila ka kundërshtuar ashpër ndërsa ka paralajmëruar masa kundër drejtorisë së shkollës së Çellopekut, e cila sipas ministres, në Ditën e Shkollës, ka përcjellë mesazhe ndarëse.
