Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Nxënësit e Manastirit po bëjnë përgatitjet e fundit për Ditën e Alfabetit

Në prag të festës së 22 nëntorit, ditës së Alfabetit, nxënësit shqiptar në Manastir po përgatiten për një program që do ta realizojnë në Shkollën Fillore “Goce Dellçev”, aty ku nga klasa e parë deri në të nëntën mësojnë rreth 200 nxënës shqiptarë.
“Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël sa e gjerë, sa e lehtë sa e d lirë, sa e bukur sa e lehtë”.

Këto vargje të recituar janë nga nxënësit shqiptarë në Manastir të cilët i takuam duke bërë përgatitjet e fundit të recitimeve të cilat do t’i prezantojnë para mësuesve dhe prindërve në ditën e alfabetit të gjuhës shqipe, 22 nëntor.

“Gjuha shqipe është e rëndësishme apo? Po. E donë t’i gjuhën shqipe? Po, shumë. T’i e donë gjuhën shqipe? Po. Flet shqip gjithë kohën? Po”.

Nga klasa e parë deri në të nëntën, në shkollën fillore “Goce Delçev” në Manastir, mësojnë rreth 200 nxënës shqiptar. Edhe pse edhe në këtë shkollë numri i nxënësve ulet çdo vit për shkak të largimit nga shteti, siç ndodh në shumë shkolla tjera të vendit, mësuesit janë ata të cilët mbajnë gjallë shkronjat shqipe në Manastir.

“Jam mësuese në qëndrim ditor, nxënësit vinë i bëjnë detyrat dhe mësojnë vjersha, argëtohen, luajmë jashtë dhe tani bëhen gati për festat e nëntorit. Më thuaj sa nxënës ka e gjithë shkolla? Afër 200 nxënës shqiptar. Mundohemi çdoherë të ua kujtojmë alfabetin, të ua mësojmë vjershat dhe më kryesorja të mësojnë të shkruajnë, të lexojnë dhe të mos e harrojnë gjuhën sepse gjuha dhe shkrimi e mban popullin”, deklaroi Jeta Selimi Fejzullahi – Mësuese.

Për festën e alfabetit, drejtoresha e kësaj shkolle Natasha Stavrevska, tha se nxënësit janë përkushtuar shumë dhe për nderë të kësaj feste do të ketë edhe manifestim në ditën e 22 nëntorit.

“Po bëhemi gati me nxënësit edhe me ata më të vegjlit por edhe me ata më të rriturit, veç më kishim disa aktivitete por kemi edhe aktivitete tjera deri në fund të kësaj jave por edhe javës tjetër. Nxënësit e mësimit lëndor së bashku me nxënësit e dy gjuhëve amë, vizituan shtëpinë muze të gjuhës shqipe dhe tani kemi aktivitete të ngjashme me nxënësit tjerë”, deklaroi Natasha Stavrevska – Drejtore e Shkollës fillore “Goce Delçev”.

Muaji nëntor është muaji kur më së shumti kujtohet Manastiri dhe vizitohet edhe shtëpia ku u mbajt Kongresi i Manastirit në nga 14 deri më 22 nëntor 1908. Kjo datë shënon ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Nga qyteti i Manastirit, fëmijët shqiptar uruan edhe festen e alfabetit të gjuhës shqipe.

“Rroftë besa dhe liria, rroftë drita dhe dituria. Urime 22 nëntorin”.

“Nuk ka urim më të bukur se nga Manastiri për festen e 22 nëntorit. Urime të gjithëve”, uron Avni Tahiri, gazetar.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...