Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ekonomi

Nuk ulen taksat për importin e makinave të përdorura

Nuk do të ketë ulje të taksave doganore për importimin e makinave të përdorura pas vitit të ri. Drejtoria e Doganava të Maqedonisë së Veriut, në një sqarim dhënë për Alsat ka përgënjeshtruar informacionet e tilla, duke shtuar se për uljen e taksave nevojiten ndryshime ligjore, të cilat për momentin nuk janë në plan.

“Drejtoria Doganore është përgjegjëse për zbatimin e Ligjit për taksën e mjeteve motorike dhe akteve nënligjore dhe mbledh taksën e mjeteve motorike gjatë importit në tregtinë e brendshme. Ju njoftojmë se nuk ka ndryshim të ligjit në pjesën që ka të bëjë me llogaritjen dhe pagesën e taksës së automjeteve motorike”, thonë nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut.

Maqedonia e Veriut importon makina nga Evropa, por edhe nga vendet aziatike dhe sipas të dhënave nga Drejtoria Doganore , 31 makina u importuan nga Koreja e Jugut në vitin 2024 trend që në rajon ka përmasa shumë më të mëdha në krahasim me vendin tonë. Nga janari i vitit 2024 deri në fund të muajit tetor rezulton që në Maqedoni të Veriut të jenë importuar mbi 32 mijë makina, përkatësisht rreth 3200 makina cdo muaj. Në pesë vitet e fundit, pa përfshirë vitin 2024, numri i makinave të importuara nga viti 2018 deri në vitin 2023 ishte 177 mijë, 28 mijë prej tyre të reja dhe 149 makina të përdorura. Vlerësimet tregojnë se me rritjen e importit është trefishuar edhe numri i makinave për kokë banori. Në vitin 2007, vendi ka regjistruar 120 vetura në 1.000 banorë, ndërsa në vitin 2024 mesatarja ka arritur në 302 vetura në 1.000 banorë.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...