Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet: BDI kryeson te shqiptarët

Në pyetjen se për cilën parti do të votonin nëse javën e ardhshme do të kishte zgjedhje parlamentare, shumica e qytetarëve janë përgjigjur se do të ishte VMRO-DPMNE me 27.2 për qind, pasuar nga LSDM me 9.6 për qind dhe koalicioni i Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI me 8.5 për qind

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE në pushtet gëzojnë besimin më të madh te qytetarët pas 100 ditëve të para të punës së Qeverisë, tregojnë rezultatet e anketës së Institutit për Hulumtime Politike Shkup (IPIS). Përqindja e qytetarëve që nuk i besojnë asnjë politikani është 26.5 për qind dhe nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin javën e ardhshme, 15.5 për qind e qytetarëve të anketuar nuk do të votonin për asnjë parti.

Sipas rezultateve të anketës së IPIS-it, qytetarët i besojnë më së shumti kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ndërsa pozitivisht për të janë shprehur 27.8 për qind e të anketuarve. Pas tij vijon lideri i BDI-së Ali Ahmeti me 8.6, kryetari i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe me 5.5, kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski me 4.3 për qind të besimit të qytetarëve. Lideri i të Majtës Dimitar Apasiev ka 4 për qind besim te qytetarët e anketuar. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka besim 2.7 për qind, Afrim Gashi 2.1, Izet Mexhiti 1.9, ndërsa ish-kryeministri dhe presidenti Branko Crvenkovski 1.5 për qind, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami 1.4 për qind. Ish-kryeministrat Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev kanë 1.1 për qind besim tek qytetarët e anketuar, ndërsa po aq besim gëzon edhe ish presidenti, Stevo Pendarovski.

Për dallim nga këto numra, 26.5 për qind e qytetarëve të anketuar nuk i besojnë asnjë politikani. 2.6 për qind kanë besim në politikanë të tjerë që nuk janë përmendur në anketë, dhe 7.8 për qind e qytetarëve të anketuar nuk kanë ditur të përgjigjen ose nuk janë përgjigjur fare. Sa i përket përshtypjeve të qytetarëve për 100 ditët e para të punës së Qeverisë, 28.4 për qind e të anketuarve janë shprehur pozitivisht, 27.1 për qind deri diku pozitiv, 9.3 për qind e të anketuarve kanë përshtypje deri diku negative, 21 për qind janë shprehur negativ. 6 për qind e qytetarëve të anketuar nuk e dinin ose nuk kishin përgjigje.

Në pyetjen se për cilën parti do të votonin nëse javën e ardhshme do të kishte zgjedhje parlamentare, shumica e qytetarëve janë përgjigjur se do të ishte VMRO-DPMNE me 27.2 për qind, pasuar nga LSDM me 9.6 për qind, koalicioni i Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI me 8.5 për qind. Koalicioni VLEN me 7.8, e Majta me 4.8, ZNAM me 4 për qind të qytetarëve të anketuar dhe 0.4 për qind e qytetarëve do të votonin për një parti tjetër. 15.5 për qind e të anketuarve nuk do të votojnë për asnjë parti, 11.6 për qind nuk kanë dashur të tregojnë, dhe 10.6 për qind e qytetarëve të anketuar nuk kanë ditur apo nuk kanë dashur të thonë. “Kjo në thelb është hera e parë në të cilën lideri i partisë kryesore opozitare ketë rejting më të vogël se partia e tretë që është njëra nga partitë nga pala shqiptare, në këtë rast BDI. Kjo vjen nga fakti që për herë të parë të historisë së saj LSDM ka rejting i cili është shumë i ngjashëm apo i njëjtë me partinë e tretë, gjegjësisht me Bashkimin Demokratik për Integrim”, ka deklaruar Vlladimir Bozhinovski, analist.

Sa i përket punës së kryeministrit Hristijan Mickoski, 31.5 për qind e qytetarëve, deri diku pozitivisht janë përgjigjur 25.2 për qind, deri diku negativisht janë përgjigjur 10.3  për qind, negativisht janë përgjigjur 19.8,  ndërsa 13.2 për qind nuk kanë ditur ose nuk kanë pasur përgjigje. 

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ju Gjithashtu Mund Të Pëlqeni

Blog

Në vitin 1983 Ekonomisti konservator amerikan Thomas Sowell realizon një intervist ku arsyeton se vendet që kanë qenë të kolonizuara janë më të zhvilluara...

Maqedonia e Veriut

Gjuajte me armë janë regjistruar gjatë kësaj pasdite në Çair. Thuhet se në këtë gjuajtje me armë që ka ndodhur në afërsi të Stadiumit...

Bota

Partia Social-Demokrate e Rumanisë, aktualisht në pushtet, është në prag të shënimit të fitores në zgjedhjet parlamentare, për të nisur më parë bisedimet për...

Lajme

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë...

Maqedonia e Veriut

LSDM më në fund ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI) është një barrë e...

Kosova

Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet më parë, u bë sebep i plagosjes së dy të rinjve në Prishtinë. 32-vjeçari,...

Maqedonia e Veriut

Një shtetase e Brazilit me ndihmën e dy shtetasve të RMV-së dhe persona nga Portugalia, kanë rekrutuar vajza nga Brazili që të merren me...

Bota

Koreja e Jugut është zhytur në pasiguri politike pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme ushtarake nga presidenti në një fjalim publik befasues natën vonë të...