Në një operacion të zhvilluar në Zubin Potok, në kërkim të një personi të dyshuar lidhur me rastin e një laboratori të drogës, Policia e Kosovës ka gjetur dhe ka konfiskuar municion, uniforma dhe pajisje të tjera ushtarake.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut thuhet se sot (20.11.2024) rreth orës 12:00 njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikeve – Mitrovicë Veri në koordinim me njësitë policore Mitrovicë Veri me autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore Mitrovicë në fshatin Drobnjak Komuna Zubin Potok ka kërkuar të dyshuarin me iniciale ( S.M.) si person në kërkim në lidhje me rastin e laboratorit të drogës në fshatin Qukiq të Zubin Potokut i cili rast ishte hetuar në vitin 2018.
“I dyshuari nuk është gjetur në lokacionin ku dyshohej se mund të jetë, mirëpo në pronën e tij gjegjësisht në mal në një vend të mbuluara me dhe janë gjetur uniforma dhe pajisje tjera ushtarake”, thuhet në njoftimin e policisë.